Gëzuar Krishtlindjet!

Krishtlindja nuk është një periudhë dhe as një stinë, por një gjendje shpirtërore. Të duash
paqen dhe vullnetin e mirë, të jesh i pasur me mirësi, do të thotë të kesh frymën e vërtetë të
Krishtlindjes. (Kalvin Kulixh)
Urimet e Krishtlindjeve, për festën më të shumëpritur dhe më të dashur të vitit, jo vetëm nga
ata që janë besimtarë për vlerën e saj fetare, por edhe për atë ndjenjë bashkimi, dashurie,
bashkëjetese që rrezaton dhe bashkon të gjithë, tashmë janë një traditë në zhvillim. Kuptimi i
vërtetë i Krishtlindjes është në shpirtmirësinë tonë. Secili prej nesh do të donte ta kalonte me
të dashurit e tij dhe t’u kushtonte atyre një mendim që vjen nga zemra, jo vetëm material. Kjo
ditë për shkrimtarët shpeshherë nënkuptonte binomin mes lumturisë dhe trishtimit, mes dritës
dhe hijeve, ndërsa tema e veçimit, largësisë dhe vetmisë kanë shoqëruar gëzimin, rrezatimin
dhe ngrohtësinë emocionale. Krishtlindja është festa më e pritur dhe më e bukur e vitit. Është
kohë për dhurata dhe urime të mira. Ja disa prej tyre:

Vintage colour lithograph from 1898 showing Father Christmas and his reindeer flying through the sky

Ai që ka pasuri të madhe në vetvete është si një dhomë gati për festën e Krishtlindjes, e
ndritshme, e ngrohtë dhe e gëzuar mes borës dhe akullit të natës së dhjetorit (Artur
Shopenhauer).
Ju uroj të gjithëve një Krishtlindje me pak dhurata, por me të gjitha idealet tuaja të
përmbushura. (Alda Merini)
Krishtlindja është një ditë meditimi dhe tradite, një ditë e veçantë për të kaluar në rrethin e
ngrohtë të familjes dhe miqve. (Margaret Thetçer)
Është Krishtlindje sa herë që i buzëqesh një vëllai dhe i zgjat dorën. Është Krishtlindje sa
herë që me përulësi i pranon kufijtë dhe dobësinë tënde. Është Krishtlindje sa herë që e lejoni
Zotin të rilindë për t’ua dhënë të tjerëve. (Nënë Tereza)
Gjithmonë i kam menduar Krishtlindjet si një moment i bukur. Një moment i sjellshëm, i
mëshirshëm, jetëdhënës dhe dedikuar faljes. E vetmja herë që njoh, në vitin e gjatë, kur
burrat dhe gratë duken se hapin lirisht dhe në bashkëveprim zemrat e tyre zakonisht të
mbyllura. (Çarls Dikens)
Në Krishtlindje të gjitha rrugët të çojnë në shtëpi (Marjori Holms)
Krishtlindja është stina e ëmbël, në të cilën ne duhet të ndezim zjarrin e mikpritjes dhe flakën
e jashtëzakonshme të bamirësisë në zemrat tona (Uashington Irving).