Shpirti rus i prerë nga një duel Aleksandër Pushkin

Ndër kënaqësitë e jetës, muzika vjen e dyta pas dashurisë. Por dashuria në vetvete është muzikë.

Ai ishte një shpirt i lirë, një admirues i bukurosheve dhe konsiderohej si burri më i zgjuar i kohës së tij. Ai arriti jo vetëm të krijojë gjuhën në të cilën u shkrua pjesa tjetër e letërsisë së famshme ruse, por edhe të nënshkruaj një numër veprash vërtet të shkëlqyera. I lindur në Moskë më 1799 në një familje fisnike, Aleksandër Sergejeviç Pushkin konsiderohet ati i letërsisë moderne ruse, poet, dramaturg, po edhe një tregimtar i rafinuar. Ky poet madhështor, i shkëlqyer dhe romantik, u rrit në kulturën franceze, me veprat e Volterit  dhe La Fontenit. Ai hodhi poshtë stilin e lartë të poezisë klasike ruse, duke thyer pengesën midis të folurit bisedor dhe odave të larta të së kaluarës. Ndër krijimet e tij më të famshme citojmë “Boris Godunov”, romanin në vargje “Eugjen Onjegini”, novelën “Dubrovski” etj.

Disa aforizma:

Aty ku nuk arrin shpata e ligjit, arrin kamxhiku i satirës.

Gjeniu dhe e keqja nuk përzihen.

Fjala e një poeti është thelbi i qenies së tij.

Është e tmerrshme të të ikë mendja. Më mirë të vdesësh. Të vdekurit i respektojmë, lutemi për ta. Para vdekjes jemi të gjithë të barabartë. Mirëpo, një njeri, pa arsye, nuk është më njeri. Gjuha nuk i shërben më, nuk i komandon dot fjalët, shëmbëllen me kafshën, bie pre e talljeve, është në mëshirën e të gjithëve, i shpëton gjykimit hyjnor. 

Kujtojeni ndonjëherë Dubrovskin, mos harroni se u lind për një fat tjetër, se shpirti i tij dinte të dashuronte, se ju dashuroi marrëzisht dhe kurrë…