Jeta e tij është një roman me aventura të shumta, ku përmbysjet e fatit kanë pësuar shpesh goditje madhështie. Volteri lindi më 21 nëntor 1694, autor i një prej klasikëve të përjetshëm të letërsisë franceze: “Kandidi”, një nga xhevahiret e letërsisë evropiane. Në këtë libër të vogël të ndarë në tridhjetë kapituj, Volteri ka bashkangjitur mendimin e tij filozofik për ta përçuar atë tek ne, të cilët mund ta vlerësojmë edhe sot vlerën dhe rëndësinë e tij. Fatkeqësitë konvulsive dhe befasuese të protagonistit i ofrojnë autorit mundësinë për të demonstruar kotësinë e optimizmit racionalist leibnizian, i cili pa më të mirën nga të gjitha botët e mundshme të realizuara në univers, si dhe të zhvillojë një mësim të jashtëzakonshëm mbi mbijetesën kundër katastrofave të natyrës dhe historisë.
Volteri përmbys teoritë metafizike optimiste mbi jetën e njeriut. “Kandidi” është në gjysmëudhë midis një historie filozofike dhe një romani udhëtimi dhe edukimi. Ai bëhet dëshmitar i atij mosbesimi laik dhe racional ndaj projekteve dhe planeve providenciale të metafizikës, veçanërisht atyre të natyrës fetare. Në vepër shfaqet dëshira për të luftuar injorancën dhe për të çmontuar filozofitë e bazuara në dogma dhe parime të autoritetit. Me vizionin e tij të zhgënjyer për botën, Volteri synon të stigmatizojë pretendimin për të jetuar në “më të mirën e të gjitha botëve të mundshme”. Nga faqja në faqe, “Kandidi” dhe udhëtimet e tij të guximshme na mësojnë një të vërtetë që duhet ta kemi gjithmonë parasysh: bota në të cilën jetojmë nuk është më e mira në të cilën mund të jetonim. Thjesht, është ajo në të cilin kemi lindur dhe në të cilin, ndërsa rritemi, jetojmë me trup dhe mendje. Asnjë pasuri e pamasë nuk mund ta bëjë atë më të mirë se sa ajo që është. Pa fuqi, pa filozofi. Jemi ne, me gjestet tona që vazhdojnë në jetën e përditshme, që mund t’i ndryshojmë gjërat. Puna, angazhimi i vazhdueshëm dhe kërkimi i ekuilibrit me veten dhe të tjerët përfaqësojnë të vetmen mënyrë për të arritur qetësinë dhe përmbushjen.
Trishtim dhe frikë, dy ndjenja shumë të pakëndshme. Shto keqardhjen, është gjendja më e keqe e shpirtit.
Dashuria është një pëlhurë e thurur nga natyra dhe e qëndisur nga imagjinata.
Vendosa të jem i lumtur, sepse është mirë për shëndetin tim.
Leximi zgjeron shpirtin.
Bukuria është vetëm një kurth i ngritur nga natyra për arsyen.
Lexo, ndriçohu. Vetëm përmes leximit forcohet shpirti, shpërndahet biseda dhe loja ngushtohet.