Nga librat më të bukur e deri tek esetë më të rëndësishme, fjalitë e nobelistit kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në letërsinë botërore, përmes romaneve si “Njëqind vjet vetmi”, “Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar”, “Dashuri në kohërat e kolerës”, “Kolonelit nuk ka kush t’i shkruajë” etj. Fjalitë e Markezit janë pjesë e trashëgimisë letrare të njerëzimit. Një nga emrat më të rëndësishëm të letërsisë ndërkombëtare, e filloi karrierën si gazetar dhe shkrimtar në një moshë shumë të re. Realizmi dhe fantazia ishin përbërësit që karakterizuan krijimtarinë e tij dhe romanet “Njëqind vjet vetmi” dhe “Dashuria në kohërat e kolerës” e bënë atë një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të të gjitha kohërave. Ai fitoi çmimin “Nobel” për Letërsi në vitin 1982.
Për botën mund të jesh vetëm një person, por për një person mund të jesh bota.
Mos resht kurrë së buzëqeshuri, edhe kur je e trishtuar, sepse nuk i dihet se kush mund të dashurohet me buzëqeshjen tënde.
Mënyra më e keqe për të ndier mungesën e dikujt është të ulesh pranë tij dhe të dish se nuk do ta kesh kurrë.
Unë të dua jo për atë që je, por për atë që jam kur jam me ty.
Mos qaj sepse mbaroi, buzëqesh sepse ndodhi.
Mençuria na vjen kur nuk kemi më nevojë për të.
Nëse do ta dija se sot ishte hera e fundit që do të të shihja të dilje nga dera, do të të përqafoja, do të të puthja dhe do të të thërrisja sërish për të të dhënë më shumë.
Ai që pret shumë, mund të presë pak.
Përgjigjuni po, edhe nëse jeni duke vdekur nga freika, edhe nëse pendoheni më vonë, sepse do të pendoheni gjithë jetën nëse përgjigjeni jo.
Asnjë person nuk i meriton lotët e tu, dhe ata që i meritojnë, nuk do t’ju bëjnë patjetër të qani.
Ishte e pashmangshme: aroma e bajameve të hidhura i kujtonte gjithmonë fatin e dashurive të tij të prishura.
Sekreti i një pleqërie të mirë nuk është gjë tjetër veçse një marrëveshje e ndershme me vetminë.
Mos u mundo kaq shumë, gjërat më të mira ndodhin atëherë kur ti nuk e pret.
Simptomat e dashurisë janë të njëjta me ato të kolerës.