Pablo Neruda

Fjala është një krah i heshtjes.

Pablo Neruda, një nga poetët më të rëndësishëm të letërsisë latinoamerikane dhe fitues i çmimit “Nobel” për letërsinë në vitin 1971. Fjalitë e nobelistit janë një fener që ndriçon shpirtin e atyre që i lexojnë. Pseudonimi me të cilin firmos veprat e tij të jashtëzakonshme, është një nderim për shkrimtarin dhe poetin Jan Neruda. Të lejosh veten të tërhiqesh nga vargjet e tij, nga mendimet e tij është një përvojë mistike, të jesh në gjendje të lexosh veprat e tij, është një nder. Në njeri që arrin të kapërcejë hapësirën dhe kohën me mesazhet universale dhe gjithmonë aktuale. Të reflektosh mbi ekzistencën, mbi vështirësitë dhe gëzimet që sjell të qenit në botë, është një ushtrim i intelektit natyror për qeniet njerëzore. Megjithatë, ka njerëz që kanë dhuntinë, janë në gjendje të mendojnë dhe të jenë frymëzim për të tjerët. Fjalitë e Pablo Nerudës, në këtë kuptim, janë një dhuratë vërtet e çmuar për shoqërinë.

A presin lotët, që nuk mund të rrjedhin, në liqene të vegjël? Apo do të jenë lumenj të padukshëm që rrjedhin drejt trishtimit?

Dalëngadalë vdesin ata që nuk udhëtojnë, ata që nuk lexojnë, ata që nuk dëgjojnë muzikë, ata që nuk gjejnë qetësi dhe paqe në vetvete.

Të pyesësh mund të jetë turpi i një minute, të mos pyesësh mund të jetë keqardhja e një jete.

Jeto çdo ditë sikur të ishte çdo ditë. As e para, as e fundit. E vetmja.

I bëra vetes aq shumë pyetje, sa shkova të jetoja në breg të detit dhe përgjigjet i hodha në ujë për të mos u grindur me askënd.

Dalëngadalë vdesin ata që nuk rrezikojnë sigurinë për pasigurinë e të ndjekurit një ëndërr, ata që nuk i lejojnë vetes, të paktën një herë në jetë, të shpëtojnë nga këshillat e arsyeshme.

Ndrojtja është një gjendje e çuditshme e shpirtit, një kategori, një dimension që i hapet vetmisë. Është gjithashtu një vuajtje e pandashme, sikur njeriu të kishte dy epiderma, dhe lëkura e dytë e brendshme të acarohet dhe tkurret përballë jetës.

Durimi i zjarrtë do të çojë në arritjen e lumturisë së shkëlqyer.

Dimri nuk ka ikur ende, ndërsa pema e mollës shfaqet papritur e transformuar në një kaskadë yjesh aromatike.

Një fjalë e vetme, e konsumuar, por që shkëlqen si një monedhë e vjetër: faleminderit!

Dalëngadalë vdesin ata që bëhen skllevër të zakonit, ata që nuk ndryshojnë markën apo ngjyrën e rrobave, ata që nuk rrezikojnë, ata që nuk flasin me ata që nuk i njohin.

Dashuria është kaq e shkurtër, dhe harresa kaq e gjatë.

Mund t’i këpusim të gjitha lulet, por s’e ndalim dot pranverën.

 

Për të hyrë drejt e në thelb, për të prekur vargjet më të thella të shpirtit të një personi, nuk duhen shumë fjalë. Nëse këto janë fjali nga Pablo Neruda, parimi është edhe më i vërtetë. Të jesh në gjendje të lexosh krijimet e tij, të cilat arrijnë drejt e në zemër, është një përvojë që çdo njeri duhet ta ketë të paktën një herë në jetë.