Shpesh besimi është i vështirë të fitohet jo vetëm tek të tjerët, por edhe tek vetvetja. Frazat mbi besimin mund të jenë frymëzim ose ngushëllim në kohë të vështira, për ne, po edhe për njerëzit tanë të dashur. Ato flasin për një ndjenjë të çmuar, hera-herës të rrallë dhe gjithnjë e më të vështirë për t’u përvetësuar. Të mësosh të besosh te të tjerët dhe te vetja nuk është dhunti, por për të qenë njerëz më të mirë është e drejtë ta bësh këtë. Mbi të gjitha ia detyrojmë vetes, sepse rëndom i nënvlerësojmë aftësitë dhe i konsiderojmë ëndrrat tona të pamundura për t’u realizuar, pikërisht sepse na mungon besimi. Të mos harrojmë se gjithë marrëdhëniet, nga ato romantiket tek ato të punës, duhet të bazohen në këtë ndjenjë, e cila është thelbësore për një marrëdhënie të shëndetshme dhe afatgjatë.
Aforizma për besimin
Mënyra më e mirë për të zbuluar nëse mund t’i besoni dikujt, është t’i besoni atij. (Ernest Heminguej)
Besimi në mirësinë e të tjerëve, është një dëshmi e jashtëzakonshme e mirësisë së dikujt. (Mishel dë Montenj)
Një person me besim, ka një buzëqeshje verbuese. (proverb japonez)
E dini që besimi është ndjenja më e fuqishme që ekziston. Nëse kemi besim, gjithçka mund të ndodhë. Është qesharake se si njerëzit vazhdojnë t’u besojnë njerëzve të gabuar, në vend që t’u besojnë atyre që duan. (Cecelia Ahern)
Nëse keni besim në vetvete, ju frymëzoni besim te të tjerët. (Johan Volfgang von Gëte)
Besimi është si pasqyra, mund ta rregulloni nëse thyhet, por do të vazhdoni të shihni plasaritje në atë reflektim. (anonim)
Mund t’i besoni vetes… Dhe jo gjithmonë. (Paige Wilson)
Besimi është i çmuar dhe i brishtë si një perlë: duhet përpjekje për ta fituar dhe shumë kujdes për të mos e gërvishtur. (Emanuela Breda)
Qëndrimi më i mençur është të mos u besojmë kurrë atyre që na kanë mashtruar qoftë edhe një herë. (Dekarti)
Respekti dhe besimi fitohen me kalimin e kohës dhe mbi të gjitha duhet të fitohen, por nëse tradhtohen nuk do të kthehen kurrë në mënyrën që kanë qenë më parë. (Rozi Lunatika)
Besimi është si fleta e letrës, po u gris nuk ngjitet më.
Duhen vite për të krijuar besimin, sekonda për ta prishur dhe një përjetësi për ta rifituar.
Nëse dikush ju tradhton një herë, është gabim i tyre; nëse dikush ju tradhton për të dytën herë është gabimi juaj. (Eleonor Ruzvelt)
Besimi është si goma, hahet pas çdo gabimi.
Nuk ka miqësi të qëndrueshme pa besim: dhe nuk ka besim pa lënë të kalojë njëfarë kohe. (Aristoteli)
Dashuritë e fatit testojnë besueshmërinë e miqve. (udhëzues)
Besimi është ngjitësi i miqësisë.
Nuk na nevojitet aq shumë ndihma e miqve, sesa besimi, se do na duhet ta përdorim atë kur të lind nevoja. (Epikuri)
Është më e turpshme të mos u besosh miqve sesa të mashtrohesh prej tyre. (Fransua dë la Roshfoko)
Gjëja më e keqe për të fuqishmit është se ata nuk mund t’u besojnë miqve të tyre. (Eskili)
Besoni kaq shumë te miku, saqë të mos i lini vend armikut. (Publilio Siro)