Ciceroni u shndërrua në një nga oratorët më me ndikim të Romës, një figurë qendrore në ligjin dhe politikën e Republikës së vonë. Lindur në vitin 106 p.e.s. në qytetin Arpinum, mbi 100 km larg Romës, Ciceroni e filloi karrierën si i huaj për elitën politike romake. Megjithëse, në Romaë dallimet midis klasave ishin zhvendosur nga Republika e vonë, peisazhin politik e dominonin ende figura të shquara që vinin nga familje të fuqishme dhe patrikane. Pra, Ciceroni ishte veçse ishte një novus homo, i pari në familjen e tij që hyri në senat dhe, më vonë, shërbeu si konsull. Statusi në rritje i Ciceronit në kryeqytet filloi me paraqitjet e tij në gjykatat e qytetit, me fjalimin e hershëm botuar në vitin 81 p.e.s. në moshën 26-vjeçare. Karriera politike e Ciceronit udhëhoqi një periudhë të trazuar në historinë e Romës, duke filluar gjatë Luftës Sociale, një luftë civile midis Romës dhe aleatëve italianë në lidhje me të drejtat e qytetarëve brenda Republikës. Fjalim i parë i Ciceronit në gjykatat juridike të Romës u bë në Pro Quinctio në vitin 81 p.e.s., kur Ciceroni ishte 26-vjeç. Referencat e përsëritura ndaj mbrojtjeve të mëparshme përgjatë fjalimeve tregojnë disa nga përvojat e mëparshme të Ciceronit si avokat. Rasti ishte një mosmarrëveshje ligjore private mbi pronën midis Publius Quinctius dhe Sextus Naevius. Navius përfaqësohej nga Quintus Hortensius, një orator i fuqishëm dhe ish-konsulli Lucius Marcius Philippus, një figurë qendrore në diktaturën e Sullës. Mbrojtja e Ciceronit e vuri në pikëpyetje karakterin e Naeviusit ndërsa e vendosi Quinctiusin si një figurë simpatike. Të njëjtat tema ishin qendrore në mbrojtjen tjetër të Ciceronit, Pro Roscio Amerino, në vitin 80 p.e.s.
Një larmi faktorësh kontribuan në ndikimin e Ciceronit në gjuhën latine në gjithë Perandorinë Romake dhe më vonë në Evropën e Rilindjes. Një nga këta faktorë është vëllimi i veprës botuar gjatë gjysmëshekullit të fundit të Republikës Romake. Klasicisti Stephen Harrison thekson: “Letërsia latine në periudhën 90-40 p.e.s. paraqet një veçori që është unike në letërsinë klasike dhe ndoshta edhe në të gjithë letërsinë perëndimore… …më shumë se 75 për qind e asaj letërsie është shkruar nga një njeri i vetëm: Marcus Tullius Cicero”.
Shumëllojshmëria e literaturës, me autor Ciceronin, kontribuon në ndikimin e saj, me tekste që variojnë nga fjalimet e botuara që mbrojnë Republikën Romake, deri tek letrat që përshkruajnë pikëpamjet e tij për anëtarët e elitës politike romake. Po ashtu, edhe peizazhi i trazuar politik, që përcaktoi Republikën e vonë Romake është domethënës në shpjegimin e rëndësisë historike të këtyre teksteve, pasi Ciceroni i rezistoi transformimit të Republikës në një Perandori. Megjithëse të shkruarit e tij nuk ofron një përshkrim të paanshëm ose neutral të asaj periudhe, ai ofron një perspektivë bindëse të ambicieve, anktheve dhe qëndrimeve të një burrshteti kritik ndaj asaj periudhe. Ndikimi i mëvonshëm i Ciceronit në mbarë Evropën filloi të merrte formë, kur Petrarku, studiuesi humanist që kontribuoi në ndezjen e Rilindjes së shekullit të 14-të në Itali, hasi në një koleksion letrash të Ciceronit. Pavarësisht se e sheh Ciceronin si shembullin më të mirë të shkrimit klasik latin, Petrarku e kombinoi ndikimin e tij me shumë shkrimtarë të tjerë latinë. Historiani John Monfasani e përshkruan ndryshimin nga shek. i 15-të në pikëpamjen humanist: “ata u përpoqën të modelonin latinishten e tyre sipas asaj të Ciceronit, duke përjashtuar ndikimet e tjera mbi bazën se latinishtja klasike ishte latinishtja e vërtetë dhe Ciceroni përfaqësonte majën e prozës klasike latine”. Një nga oratorët përcaktues të lashtësisë greko-romake, Ciceroni ka ndikuar më gjerësisht te shkrimtarët latinë dhe të folurit publik, duke pasqyruar qasjen që ai përdori për të përshkallëzuar rendet politike të Republikës së vonë Romake.