Sharlotë Brontë – një shpirt luftarak

“Xhejn Er” është kryevepra e shkrimtares angleze Sharlot Brontë, lindur më 21 prill 1916 dhe vdekur më 31 mars 1855.

“Xhejn Er” përfaqëson ende sot idealin themelor feminist. Në fakt, romani është një autobiografi e Sharlotës së re dhe nuk është thjesht një histori dashurie, por një himn i vërtetë për pavarësinë e femrës.

Çfarë mund të na mësojë në ditët e sotme një libër i botuar në shekullin e 19-të? Çfarë e bën Xhejn Erin një heroinë? “Xhejn Er” përfaqëson një nga figurat më të bukura dhe më të rëndësishme femërore të letërsisë së epokës viktoriane. E paraqitur si një vajzë e imët dhe e zbehtë, që nuk i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, në të vërtetë Xhejn fsheh një karakter pasionant dhe të fortë. Një guxim i fshehur nën rrobat e zeza dhe një karakter i butë. Forca e madhe e kësaj vajze qëndron në daljen kundër stereotipeve të kohës.

Charlotte Bronte
ID 32340929 © Georgios Kollidas | Dreamstime.com
Charlotte Bronte (1816-1855) on engraving from 1885. English novelist and poet. Engraved by W.G. Jackman and published in Queenly Women Crowned and Uncrowned”,USA,1885. Credit: Dreamstime.

 

Libri tregon historinë e të resë Xhejn, një jetime e rritur nga të afërmit, e cila bëhet guvernante në rezidencën fisnike të Thornfield Hall, ku do të kujdeset për edukimin e Adelës, vajzës së misteriozit z. Roçester. Një njeri i ftohtë, padroni e admiron shumë iniciativën e vajzës, që tregon një inteligjencë të thellë dhe një shpirt fort të pavarur. Figura e Xhejnit është e kundërta e asaj që përfaqësonte deri tani idealin femëror. Brontë nuk e paraqet heroinën e saj me stereotipet tipike të epokës së saj. Në fakt, Xhejn nuk ka dhuratën e bukurisë, një kërkesë themelore në përfaqësimin e femrës viktoriane. As protagonisti nuk është krijesa e urtë dhe e brishtë që pritet të ndeshet në letërsinë e shekullit të 19-të. Xhejni është me karakter të fortë, të farkëtuar nga përvojat e shumta dramatike kaluar në fëmijëri.

Analiza e hollë psikologjike që Brontë i bën personazhit të tij, është një kërcim i rëndësishëm kuantik në letërsinë e kohës. Personazhi i Xhejn Erit ndryshon nga figurat femërore të hasura deri në atë moment.

Xhejn prezantohet në një kohë kur ideali femëror ishte shumë specifik. Në atë kohë, gratë nuk mund të votonin, të trashëgonin apo të kishin pronë. Gruaja ishte përgjegjëse për edukimin e fëmijëve dhe të respektonte bashkëshortin. Në rastin tonë kemi një vajzë që nuk shquhet për bukuri dhe u largohet të gjithë meshkujve që tentojnë ta dominojnë.

Historia e dashurisë me z. Roçester është e ngadaltë dhe e drejtuar prej saj. Në fakt, është Xhejn ajo që më shumë se një herë e ndihmon dhe e shpëton njeriun, në kundërshtim me atë që donte kultura heroike e kohës. Kësisoj, Xhejn Er është një heroinë moderne, e aftë të zgjedhë për të ardhmen e saj. E pavarur dhe e guximshme, ajo nuk ka nevojë të shpëtohet.