Frazat për librat dhe leximin kanë aftësinë të përfshijnë arsye të shumta, se përse ia vlen të kaloni gjithmonë kohë me një libër në duar. Një roman na hap botë të reja dhe, për këtë arsye, është një pasuri shumë e çmuar që duhet mbajtur me kujdes.
Frazat në librat e shkrimtarëve të mëdhenj janë perla të vogla urtësie, të dobishme për të na kujtuar dobinë e leximit dhe se sa e rëndësishme është t’u kushtojmë kohë librave.
Prindërit ju mësojnë të doni, të qeshni dhe të vraponi. Por vetëm duke rënë në kontakt me librat, del se je me krahë. (Helen Hayes)
Kjo është pjesa më e mirë e të gjithë letërsisë: zbulimi se dëshirat e tua janë dëshira universale, se nuk je vetëm apo i izoluar nga askush. Ti i përket diçkaje. (Frencis Skot Fitzxherald)
Një njeri që nuk lexon libra të mirë, nuk ka asnjë avantazh ndaj atij që nuk di të lexojë. (Mark Tuen)
Jeta dhe ëndrrat janë fletë të të njëjtit libër: t’i lexosh me radhë është të jetosh, t’i shfletosh rastësisht është të ëndërrosh. (Artur Shopenhauer)
Një person, burrë apo grua, që nuk gjen kënaqësi në një roman të mirë, duhet të jetë budalla i patolerueshëm. (Jane Austen)
Leximi për mua ishte arratisje dhe rehati, ishte ngushëllimi im, stimuluesi im i preferuar: leximi për shijen e pastër të leximit, për heshtjen e mrekullueshme që të rrethon kur dëgjon fjalët e një autori që të kumbojnë brenda kokës. (Paul Auster)
Mos lexoni, siç bëjnë fëmijët për t’u zbavitur, ose si ambiciozët, për të edukuar veten. Jo, lexo për të jetuar. (Gustav Flober)
Nuk ka mik më besnik se një libër. (Ernest Heminguej)
Nuk kam asgjë për të mësuar. Unë thjesht dua të argëtohem. Por duke u argëtuar me tregimet e mia, fëmijët mësojnë gjënë më të rëndësishme: shijen për të lexuar. (Roald Dahl)
E vetmja këshillë që një person mund t’i japë tjetrit për leximin, është të mos marrë këshilla, të ndjekë instinktet e tij, të përdorë mendjen, të dalë në përfundimet e veta. (Virxhinia Ulf)
Nuk je kurrë shumë i vjetër, shumë i çuditshëm apo shumë i vrazhdë, për të marrë një libër dhe për t’ia lexuar një fëmije. (Dr. Seuss)
Ata të dy e donin njëri-tjetrin, i dhuruan libra. (Erri De Luca)
Ai që grumbullon libra, grumbullon dëshira; dhe kush ka shumë dëshira, është shumë i ri, edhe në të tetëdhjetat. (Ugo Ojetti)
Letërsia, si gjithë arti, është rrëfimi se jeta nuk mjafton. (Fernando Pesoa)
Ai dinte të lexonte. Ishte zbulimi më i rëndësishëm i gjithë jetës së tij. Ai dinte të lexonte. Ai zotëronte kundërhelmin e helmit të tmerrshëm të pleqërisë. (Luis Sepulveda)
Librat peshojnë shumë: megjithatë, ata që i hanë dhe i futin në trupin e tyre, jetojnë mes reve. (Luigji Pirandelo)
Lexova dhe lexova, isha zemërthyer dhe i vetëm dhe i dashuruar pas një libri, me shumë libra, pastaj më erdhi natyrshëm dhe u ula atje, me një laps dhe një fletë të gjatë letre dhe u përpoqa të shkruaj, derisa e ndjeva se nuk do të mund të vazhdoja sepse fjalët nuk do të më vinin si Andersoni, por vetëm si pika gjaku nga zemra. (John Fante)
Të gjithë e dimë që librat digjen, por e dimë gjithashtu se librat nuk mund të vriten nga zjarri. Burrat vdesin, librat nuk vdesin kurrë. Asnjë njeri, asnjë forcë nuk mund ta shfuqizojë kujtesën. (Frenklin Delano Ruzvelt)
Kam lexuar në vetëmbrojtje. (Vudi Alen)
Një lexues i vërtetë është ai që zhytet aq shumë në leximin e një teksti, saqë del i ndryshuar prej tij, i cili e vendos veten përballë librit në një gjendje disponueshmërie të thellë. (Amelie Notomb)
Në fund të fundit, leximi nuk do të thotë asgjë më shumë se krijimi i një kopshti të vogël në kujtesën tonë. Çdo libër i mirë sjell një element, një shtrat lulesh, një rrugë, një stol ku të pushosh kur je i lodhur. Vit pas viti, lexim pas leximi, kopshti kthehet në park dhe, në këtë park, mund të gjesh dikë tjetër. (Suzana Tamaro)
Leximi i librave është loja më e bukur që ka shpikur njerëzimi. (Wislawa Szymborska)
Librat duhet të shkruhen vetëm për të thënë gjëra, që njeriu nuk do të guxonte t’ia besonte askujt. (EM Cioran)
Një libër nuk përfundon kurrë. Është gjithmonë aty, duke pritur që dikush ta përmirësojë përsëri pas një leximi të ri. (Riçard Bah)
Librat flasin për gjithçka, por tregojnë përherë vetëm për një gjë: jetën. Çdo vëllim heton ekzistencën në disa nga aspektet e tij, edhe nëse fjala nuk shfaqet: sepse ne flasim për jetën, kur përballemi me të gjitha prirjet e dashurisë, është gjithashtu esencial në tregimet policore, kur shpesh duhet të shpëtohet, e njëjta gjë vlen edhe për trillimin, poezinë dhe esenë. Kjo është arsyeja pse ka shumë fraza nga librat, të cilat përshkruajnë çdo aspekt, të cilat na lënë një mesazh të rëndësishëm. Shpesh ajo e të jetuarit të plotë, moment pas momenti.