Një manifestim kundër dënimit me vdekje dhe kundër autoritetit, që i atribuohet njeriut për të vendosur për jetën e të ngjashmëve. Është një himn i vërtetë për jetën.
Hygo e shkroi “Dita e fundit e një të dënuari”, në vitin 1829, në moshën njëzet e shtatë vjeçare, në periudhën kur çështja e dënimit me vdekje bëhet pikënisja e një doktrine morali, që gjen tashmë mbështetësit e parë në socializmin utopik.
“Dënuar me vdekje! Epo, pse jo? Njerëz, mbaj mend që e kam lexuar në nuk e di çfarë libri, ku kishte vetëm këtë të mirë, burrat dënohen të gjithë me vdekje me shtyrje pa afat”.
I dënuari me vdekje në fjalë nuk ka emër, fytyrë, identitet, si për të na kujtuar se si e drejta e jetës është e drejtë e patjetërsueshme, pavarësisht nga identiteti i personit që e posedon. Por Hygo nënvizon gjithashtu faktin se sa i padenjë është spektakli i vdekjes. Një turmë që bërtet, brohoret, madje gëzohet përballë humbjes së jetës së një të ngjashmi, i cili kënaqet kur sheh kokën e viktimës të shkëputet nga pjesa tjetër e trupit dhe mbushë një shportë të vendosur aty pranë, është gjëja më e pamoralshme dhe e poshtër që mund të ndodhë.
Shkrimtari fokusohet në krizën e të dënuarit, i cili duhet të pranojë vazhdimisht se së shpejti do të vdesë dhe përshkruan ditët e fundit të tmerrshme të burgut, duke shpalosur gjithë larminë e mendimeve që banojnë në mendjen e tij: Çfarë lë pas? Çfarë humbet? Pse ky dënim? A ka ndonjë mënyrë për ta shmangur atë? A ka ndonjë shpresë për të ndryshuar një fat tashmë të vulosur? Këto janë pyetjet që vërshojnë çdo ditë në mendjen e të burgosurit.
“Gjithçka rreth meje është burg; burgun e gjej në të gjitha format, si në trajtën njerëzore, ashtu edhe në formën e një porte apo rrufe. Ky mur është një burg prej guri; kjo derë është një burg prej druri; këta roje janë burg prej mishi e gjaku. Jam në mëshirën e burgut. Kujdesem, rrethohem nga të gjitha trajtat e tij”.