Paranoja është subjekti i madh i Pamukut dhe motori i stilit të tij. Ai na detyron të lexojmë mes dyshimeve dhe frikërave. Asnjë realitet, asnjë prapahistori, nuk është kurrë ajo që duket. “Është një letërsi paranojë”, – shkruan Pamuk, duke shtuar se është ajo që ai shkruan.
Nëse romanet e tij kanë cilësinë postmoderne për t’i rezistuar mbylljes, nëse zhgënjejnë atë që Roland Barthes e quajti“pasioni për kuptimin”, kjo ndodh sepse ka komplote dhe kundërkomplote deri në fund. Ai është vërtet një romancier për epokën e post të vërtetës. […] Kur Pamuk e quajti veten një shkrimtar paranojak, ai emëroi mjeshtra të tjerë të zhanrit – Dostojevski, Borges, Eko, Pynchon, më pas tha se kishte njëfarë epërsie ndaj tyre, pasi ishte rritur në një vend që “ka përvetësuar paranojën si një formë ekzistence”. Ai i referohej Turqisë, natyrisht, një kombi me kaos politik, grusht shteti ushtarak (katër që nga lindja e Pamukut, në 1952) dhe sulme të shpeshta për komplote antiqeveritare. Këto zakonisht kanë shfaqur rrjete në hije, shumë të përbëra nga zyrtarë të rangut të lartë në aparatin e sigurimit shtetëror, të cilët janë besnikë fanatikë të presidentit të parë modernizues të Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk. Nuk është rastësi, që termi shtet i thellë e ka origjinën në Turqi. Pamuk ka më shumë arsye për paranojë, se shumica e qytetarëve turq.
Në vitin 2005, një vit para se të fitonte çmimin “Nobel”, ai u gjykua për “denigrim turqizmit”, i konsideruar krim, duke aluduar për gjenocidin armen në një intervistë me një revistë zvicerane.
Pamuk vendos trillime brenda metafiksioneve: rrëfyesit e tij shpjegojnë, se si i gjetën letrat ose dorëshkrimet, mbi të cilat do të bazojnë tregimin e tyre, vetëm për ta intriguar shtirjen me zbulime të pavërteta dhe ndryshime rrëqethëse toni. […] Në një deklaratë, pasi u sulmua “Netët e Murtajës”, Pamuk shprehet se Majori “është një hero me virtyte të shumta, që është i dashur nga publiku” dhe për këtë arsye, nuk kishte për qëllim të satirizonte presidentin e ndjerë turk. Mbase. Ose ndoshta, Pamuk i mashtroi persekutuesit, që të shigjetonin personin e gabuar. Në fakt, Pamuk ka ndërtuar një labirint rreth përgjigjes dhe kjo, si një zgjidhje më vete.