“E kundërta e dashurisë, nuk është urrejtja, është indiferenca. E kundërta e edukimit, nuk është injoranca, por indiferenca. E kundërta e artit, nuk është shëmtia, por indiferenca. E kundërta e drejtësisë nuk është padrejtësia, por indiferenca. E kundërta e paqes nuk është lufta, por indiferenca ndaj luftës. E kundërta e jetës, nuk është vdekja, por indiferenca ndaj jetës ose vdekjes. Të kujtuarit lufton indiferencën”.
I mbijetuari i Aushvicit, çmimi “Nobel” për Paqe në vitin 1986, Eli Vizel lindi më 30 shtator 1928 dhe vdiq më 2 korrik 2016.
Eli Vizel është i banuar nga kujtesa, i pëndjekur nga drejtësia. Një dëshmitar skrupuloz dhe i palodhur, i lindur në zemrën e tragjedisë. Për njëzet vjet, përmes njëzet librave, ai është ngritur kundër Holokaustit të popullit të tij: “Unë u përpoqa të kthehem në rrënjën e së keqes për të transmetuar një mesazh që tejkalon fjalët”. Duket se vjen nga një botë tjetër, e një bote negative, që ai e mbron pa vetëkënaqësi, sepse bëhet fjalë për vetë ekzistencën e tij, për misionin e tij si shkrimtar. Falë stilit të tij simbolik dhe të gjallë, ai na ofron një vepër të bollshme, të fortë dhe të dendur, plot legjenda hasidike, të përbërë nga romane, ese dhe drama. Ky tregimtar mahnitës është frymëzuar nga Bibla dhe nxjerr nga Talmudi evokimin e shumëfishtë të personazheve dhe interpretimeve.
Vepra “Nata”, një vepër e rëndësishme e literaturës së kampit të përqendrimit, me parathënie nga i madhi Moriak, i cili shkruan: “Kjo dëshmi, e cila vjen pas shumë të tjerave dhe që përshkruan një neveri për të cilën, mund të besojmë se asgjë nuk mbetet e panjohur për ne, megjithatë është e ndryshme, e veçantë, unike… Fëmija që na tregon historinë e tij, këtu, ishte një i zgjedhur i Perëndisë”./Botimet NAZARKO