Një nga personazhet më të neveritshme në letërsinë ruse: Një Hero i Kohës Sonë
Romani është një përmbledhje me tregime të shkurtra, për një personazh të çuditshëm, për të cilin, autori beson se është mishërimi i veseve të brezit të tij.
Kryevepra e Lermontovit është një studim i fuqisë shkatërruese të egoizmit dhe nihilizmit njerëzor. Megjithëse Pekorini ka një hijeshi të caktuar, ai portretizohet si një personazh i neveritshëm. Atë e rëndon arroganca dhe individualizmi, që gjithsesi ai nuk dëshiron ta kapërcejë. Kudo që ndodhet, ai shkatërron rrjedhën normale të jetës së njerëzve që ka pranë, shpesh me pasoja dramatike, madje edhe me pasoja fatale. Nga kurioziteti, ai përçan jetën e kontrabandistëve që detyrohen të largohen, duke lënë pas një djalë të verbër, i cili është i dënuar të mbijetojë i vetëm që atëherë; duke ndjekur interesat e tij, ai thyen zemrën e një gruaje të re dhe vret një burrë që, ndryshe nga ai, ishte vërtet i dashuruar me të; përfundimisht, ai pa dashje shkakton vdekjen e një gruaje që e do atë. Kudo që shkon Pekorini, ai lë pas tokë të përzhitur.
Lermontovi paraqet një karakter, që ai pretendon se është mishërimi i veseve të kohës së tij, duke nxjerrë në pah lidhjen e librit me lexuesit bashkohorë. Autori beson se, lexuesi, nuk mund të ushqehet vetëm me histori të këndshme, me fund të lumtur; thjesht, duhet ta shohë jetën e vrazhdë, ashtu siç ajo është në realitet.
Prej këtej, titulli i romanit./Botimet NAZARKO