Që në vitet e universitetit, djaloshi shfaqi shpirtin kritik, humorin dhe ambiciet e tij për të shkruar. Meqë kishte rënë në dashuri me një kushërirë, në moshën 19-vjeçare e ëma e dërgoi me studime për drejtësi në Madrid. Por i tërhequr nga gazetaria dhe jeta boheme, atje ai frekuentonte më pak kurset, sesa kafenetë ku takoheshin piktorë, gazetarë, artistë, politikanë etj. Begatia financiare e familjes së tij, më vonë krijimtaria e bollshme letrare (njëqind romane, tridhjetë drama, artikuj të panumërt në gazeta) e lejuan t’i përkushtohej ekskluzivisht të shkruarit. Në 1897, ai u zgjodh në Akademinë Mbretërore Spanjolle. Në vitin 1907, ai u zgjodh deputet republikan në Cortes, më pas u rizgjodh. Në 1912 u verbua, kësisoj iu desh t’i diktonte librat e fundit. Vdiq më 4 janar 1920 në Madrid. Statuja e tij qëndron në një park në kryeqytetin spanjoll.
Benito Perez Galdos konsiderohet si “narratori tjetër më i madh spanjoll, i të gjitha kohërave”, pas Servantesit.
Fusha e parapëlqyer ishin klasat e mesme me dy obsesionet e tyre: snobizmin dhe frika e dështimit. Ambiciet, dramat, xhelozitë, poshtërsitë që ato ngjallnin, frymëzojnë te shkrimtari sa realizëm, aq edhe ironi.
Fusha e parapëlqyer ishin klasat e mesme me dy obsesionet e tyre: snobizmin dhe frika e dështimit. Ambiciet, dramat, xhelozitë, poshtërsitë që ato ngjallnin, frymëzojnë te shkrimtari sa realizëm, aq edhe ironi. Vëzhgimi i realitetit, që ai e vendosi mbi imagjinatën e romantikëve, derdhi, në fakt, estetikën e tij. Ai e përdorte atë si për pamjen fizike të personazheve të veta, ashtu edhe për gjuhën e tyre – gjë që e shndërroi një shkrimtar brilant të dialogut teatror. Theksojmë gjithashtu, se kineasti i njohur Luis Bunuel përshtati tri romanet e tij për kinemanë: “Nazarin” (1959), “Viridiana” (1961) dhe “Tristana” (1970).Botimet NAZARKO