…
“Një tetar hiqet zvarrë përgjatë gjysmë miljeje vetëm me krahë, duke tërhequr nga pas këmbët, me të dy gjunjët e copëtuar. Një tjetër ia del mbanë të arrijë në një vend fashimi me rropullitë e varura, që për përpiqet në hjekë t’i mbajë brenda me duart e veta (…) ju mund të përballeni me të gjithë tmerrin, për aq kohë sa thjesht të filloni të mendoni për të, veçse kjo do të të vrasë nëse përpiqeni të pajtoheni me të”.
Me aq dramacitet sa Remarku përshkroi trazirat e luftës, mund të themi se ai vetë luftoi në front vetëm për pak kohë. Si nxënës në 1916, ai u thirr nën armë, por u plagos shpejt dhe u transferua në një infermieri ushtarake. Atje, ai dëgjoi historitë e ushtarëve të tjerë të plagosur rëndë dhe mbajti shënime, që më vonë u shndërruan në romanin e tij me famë botërore. Mirëpo, për të rritur shitjet, Remark pretendoi se i kishte përjetuar të gjitha ngjarjet vetë. Në plan të parë dhe në brendësi të krijimeve të tij letrare qëndron vështrimi i dinjitetit human dhe të humanitetit në kohë terrori dhe lufte.
“Asgjë të re nga fronti i Perëndimit” u botua në 1929, duke u bërë një nga sukseset më të mëdha të letërsisë gjermane. Kritikët në të katër anët e botës e lavdëruan librin si një “padi pacifiste të luftës”. S’kaloi shumë dhe libri u shndërrua në një film hollivudian.
Nga ana tjetër, grupet e krahut të djathtë në Gjermani besonin se po hidhej baltë mbi kujtimet e ushtarëve të tyre. Pas marrjes së pushtetit nazist në 1933, libri i Remarkut u ndalua dhe u dogj publikisht. Mirëpo, tashmë ai kishte emigruar në Zvicër. Deri në vdekjen e tij, Remarku gëzoi imazhin e militantit pacifist siguruar përmes suksesit të tij të hershëm. Mirëpo, ai nuk ishte në gjendje t’i rikthehej sërish kësaj teme. Ai pranoi se kishte qenë gjithmonë një person apolitik, pasi kishte kaluar një kohë vërtet shumë e gjatë, tejet vonë.
…