Librat rëndojnë shumë, gjithsesi kush ushqehet me ta dhe i bën pjesë të trupit, jeton mes reve.
Kur ti arrin të mos kesh një ideal, sepse, duke e analizuar, jeta të duket si një marionetë e madhe, pa marrëdhënie, pa shpjegime; kur të mos të të ketë mbetur më asnjë ndjesi, sepse ke arritur të mos i vlerësosh, të mos kujdesesh më për njerëzit dhe gjërat, madje të mungon edhe zakoni, që nuk mund ta gjesh, apo profesioni, ç’neveri?
Me një fjalë, kur ti, të jetosh pa jetë, të mendosh pa mendim, të ndiesh pa zemër? Atëherë, nuk do të dish se çfarë të bësh: do të jesh një udhëtar i pastrehë, një zog pa fole. Ja kështu jam unë.
Poet lirik, i kufizuar nga prirja ndaj moralit dhe mençurisë ataviste melankolike, fryt i traditës siciliane, para se të shfaqte një shpirt të mprehtë dhe inatçor; një rrëfyes i pashtershëm, i reduktoi në forma të përgjithshme karakteret e tij, të cilët, të përfshirë nga frymëzimi epik, shkonin verbërisht, por me vetëbesim, për të përmbushur ngjarjet e panumërta të jetës.
Jeta ose jetohet, ose shkruhet