“Kozeta” Viktor Hygo

“Jetojmë në një shoqëri të zymtë. T’ia dalësh mbanë, ky është mësimi i rrënjosur nga kalbëzimi dominues. Le të themi se nuk ka gjë më të pështirë se suksesi. Ngjashmëria e neveritshme që ka me meritën, i mashtron njerëzit. Për turmën, suksesi ka thuajse të njëjtin profil me epërsinë. Suksesi, sozia e aftësisë, di ta mashtrojë bukur fort historinë”.

Viktor Hygo e kaloi shekullin si një forcë e pandalshme, duke lënë pas një vepër oqeanike, mijëra vargje, drama, novela, fjalime, shënime, dhe vizatime. Ai e përjetoi lumturinë dhe e trajtoi fatkeqësinë me të njëjtën energji, me energjinë e një njeriu që jeton. I pavdekshmi mbetet përjetësisht një nga “mbjellësit më të mëdhenj të sublimes”. Duke prezantuar një nga personazhet më të famshëm në letërsi, Zhan Val Zhanin, fshatarin fisnik i burgosur për vjedhjen e një buke, Hygo i çon lexuesit në brendësi të botës së krimit parisian, i zhyt ata në një betejë mes të mirës dhe të keqes, i çon në barrikada gjatë kryengritjes së 1832 me një realizëm mbresëlënës të patejkalueshëm në prozën moderne. Brenda historisë së tij dramatike ndërthuren tema që ngërthejnë intelektin dhe emocionet: krimi dhe ndëshkimi, persekutimi i pamëshirshëm i Zhan Valzhanit, dëshpërimi i Fantinës, amoraliteti mashtrues i Ternadieve dhe dëshira universale për t’ia mbathur nga burgu i mendjeve të tyre. Hygo – një klasik i pavdekshëm, mjeshtër i sublimes, më shumë se të bukurës…

Burri ecte me hapa të shpejtë. Kozeta e ndiqte nga pas, por nuk e ndiente më lodhjen. Herë pas here, tashmë e qetësuar, ngrinte sytë dhe shikonte shpëtimtarin e saj dashamirës. Nuk e kishin mësuar ndonjëherë të besonte në zot apo t’i lutej. Prapëseprapë, ajo ndiente në vetëvete diçka që ngjasonte me një lutje. 

Për më tepër lexoni librin e plotë