“Kolonel Shaberi” – Honore dë Balzak

Mënyra më e mirë për të mbajtur fjalën është të mos e japësh atë.

Të lexosh Balzakun është një aventurë e çmendur, një udhëtim në një botë të tejnxehur nga dëshira për pushtet, para, dashuri, dije etj., që duket se na shpie të shohim disi njëfarë abisi përtej historisë, madje edhe përtej jetës… Ka nga ata që e konsiderojnë shkrimin e kolosit francez shembull të natyralizmit – një formë më pesimiste dhe analitike e realizmit, i cili kërkon të shpjegojë sjelljen njerëzore si të lidhur thellësisht me mjedisin. I talentuar, me sens praktik dhe një magjepsje të madhe për botën e bukur…

Kolonel Shaberi rindërton dramën e një oficeri napoleonik, i cili, mendohet se ka vdekur në betejën e Ejlaut, kthehet pas shumë aventurash të tmerrshme në Paris për të rizbuluar të tijën, identitetin dhe dashuritë e veta, por e gjen veten përballë një muri indiferentizmi dhe interesash të konsoliduara. Një dramë ndjenjash dhe pasionesh të dhunshme që arrivizmi dhe lakmia për para, të mishëruara në ish-bashkëshorten e një koloneli, përpiqen ta mbysin. Një pamje e fuqishme dhe intensive e jetës franceze nën restaurimin. Herët a vonë, në faqet e Balzakut do gjeni veten…

Kur dëgjoi zhurmën e çapave të kolonelit, kontesha ngriti supet. Pastaj me atë mprehtësinë e thellë që kanë njerëzit më të poshtër, ose ata që duan të shijojnë botën me egoizmin më të egër, ajo u bind se mund të jetonte e qetë me premtimin dhe përbuzjen e atij ushtari të ndershëm.

Klikoni këtu për t’u njohur me librin e plotë.