Zot o Zot për hir të vet

Zot o Zot për hir të vet
më urdhëron të marr kalemin,
dhe në shekullin njëzet
të këndoj stërgjysh Ademin.
Ta vajtoj sidomos,
jeta qenka një vajtim;
me lot nis e me lot sos
lë pas vetëm një kujtim.
Ali Asllani, poeti i jetës, i realitetit, poeti i natyrës shqiptare. Është piktori i gjallë i jetës së
kaluar dhe jo artisti imitues i fakteve, por poeti që lartësoi jetën tonë ideale. Nuk niset nga
ëndrra, por nga realiteti, të cilin e zbukuron dhe e na e paraqet në gjallërinë e tij plastike, si
një ëndërr të artë, të dalë nga thelbi i së vërtetës.
A e more vesh kush më ka qëndisur
është drit’e diellit që më ka stolisur
është drit’e diellit, është drit’e hënës
më shumë nga të gjitha është sisa e nënës.