“Këngë Krishtlindjesh” – Çarls Dikens

Krishtlindjet po afrojnë dhe bashkë me të edhe një sërë traditash: zbukurimet, blerja e dhuratave, pema, përgatitjet për drekën… Jo të gjithë e dinë se gjithçka që për ne tashmë është traditë, në të vërtetë janë të hershme në kohë dhe kanë një origjinë shumë specifike: Çarls Dikens. Një nga romancierët anglezë më të njohur në historinë e letërsisë, i aftë të ndërtojë rrëfime unike me një stil të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë. Sigurisht, nuk mund të thuhet se Dikens shpiku “Këngët e Krishtlindjeve” apo “Pemën e Krishtlindjeve”, por falë tij dhe disa prej veprave të tij ne po festojmë kësisoj hareshëm festat e Krishtlindjeve… Romani i Dikensit është një klasik letrar, i aftë për të frymëzuar qindra versione teatrale, salla muzikore dhe opera në mbarë botën. “Këngë Krishtlindjesh” konsiderohet nga kritikët si një përrallë morale e stilit mesjetar, teksa në brendësi të faqeve autori donte të denonconte aspektet negative të shoqërisë viktoriane, duke u fokusuar në hipokrizinë dhe sipërfaqësinë e epokës.

Dikensit i detyrohemi për festimin e Krishtlindjeve si një festë bujarie, dashurie reciproke dhe altruizëm. Natyrisht, që ishin tradita tashmë të pranishme në gjenezën e festës së Krishtlindjeve, ose festimin e krishterë të Lindjes, por falë “Këngë Krishtlindjes” festimi është shenjtëruar në festën e dashurisë për fqinjin, mirësinë reciproke, në shkëmbimin e dhuratave dhe urimeve. Vepra e Dikensit na mëson se shëlbimi është i mundur për të gjithë: çdo zemër, edhe ajo më shpirtngushta, mund të shpresojë për një shans të dytë, mund të falë dhe të shpengojë veten, duke arritur më në fund paqen. Me pak fjalë, Dikensit i kemi borxh magjinë e frymës së Krishtlindjeve.