Fëmija plëngprishës i letrave franceze, Artur Rëmbo, shkroi kryeveprat “Varka e dehur” dhe “Një stinë në ferr”, kur ishte vetëm adoleshent. Së bashku me Bodëlerin, Malarmenë dhe Verlenin, ai është një nga emrat e mëdhenj të poezisë simboliste franceze. Megjithatë, pjesa e dytë e jetës së tij, e kaluar në Afrikë, u shënua nga një largim total nga poezia. Ai do të vdesë në Marsejë në moshën 37-vjeçare, pasi pëson amputimin e një këmbe. Donte Verlenin dhe studionte Bodëlerin. Poezia e Rëmbosë përshkohet nga ndjenja e lirisë. Gjithashtu, me vargjet e tij ai kontribuoi në shndërrimin e gjuhës së poezisë moderne. Vepra e Rëmbosë fillon me vargje të lidhura, që çojnë në poezi të lirë dhe në prozë.
Morali është dobësia e trurit.
Tani jam i mallkuar, e urrej vendin tim. Gjëja më e mirë është t’ia këpus gjumit si pijanec, në breg të lumit.
Mendoj se jam në ferr, gjithsesi jam këtu.
Jeta është një farsë, ku të gjithë kemi pjesën tonë.
Vetëm Dashuria hyjnore i jep çelësat e dijes.
Si një zot me sy të mëdhenj blu dhe forma bore, deti dhe qielli tërheqin turmën e trëndafilave të rinj dhe të fortë në tarracat e mermerit.
Shkrova në heshtje, net, shënova të pashprehshmen, vështrova marramendjen.
Është vizioni i numrave. Ne shkojmë drejt Shpirtit. Është shumë e sigurt, është orakull, kjo që them.
Nuk duhet të thoni: Unë mendoj: duhet thënë u mendova. – Më falni për lojën e fjalëve. Unë është një tjetër.
Në orët e pikëllimit përfytyroj sfera safiri, metali. Unë jam mjeshtri i heshtjes. Pse duhet të shfaqet një pamje e dritës në cep të kasafortës?
Unë u tutem gjithë profesioneve. Pronarët dhe punëtorët, të gjithë zgjedha, të poshtër. Dora për të shkruar është po aq e mirë sa dora për plugim. – Çfarë shekulli duar! – Nuk do ta kem kurrë dorën time.