Zhan Zhak Rusoi

Bota e realitetit ka kufijtë e vet, bota e imagjinatës është pa kufij.

Me çdo vlerësim, Zhan Zhak Rusoi (1712-1778) është një nga filozofët perëndimorë më me ndikim në histori. Asnjë tregim i epokës moderne, jo vetëm mendimi modern, nuk mund ta shpërfill atë. Megjithëse njihet si filozof social dhe politik, krijimtaria e Rusoit nuk i ngjan krijimtarisë së një “teoricieni” bashkëkohor. Ai nuk ishte vetëm një shkrimtar i traktateve, por edhe i trillimeve, veprave autobiografike, të tilla si “Rrëfimet” apo “Shëtitjet e një ëndërrimtari të vetmuar”, i kompozime muzikore, duke përfshirë shtatë opera etj. Idetë e filozofit pasqyrojnë shumë nga angazhimet tona më të thella dhe modelet e të menduarit. Ato janë aq afër nesh, sa klishetë që dëgjojmë në shfaqjet e përditshme televizive të realitetit, janë monedha e zakonshme e retorikës politike. Romani epistolar i Rusoit “Zhyli, ose Heloiza e re” lexohet me endje në ditët tona. Për shumicën e lexuesve modernë, historia e lidhjes së dashurisë të dënuar mes një aristokrateje dhe mësuesit të saj është shumë e çuditshme, sentimentale dhe melodramatike. Megjithatë, temat janë thellësisht bashkëkohore. Ai sugjeron që autenticiteti duhet të ketë përparësi ndaj asaj që pritet prej nesh me marrëveshje, se diktatet e traditës formësohen vetëm nëse bashkohen me “të vërtetat tona të brendshme” – me ato që ne e ndiejmë veten si individë. Rusoi mori famë, pasi fitoi një konkurs ese të shpallur në revistën letrare “Mercure de France”. I mbajtur nga Akademia e Dijonit, konkursi u kërkoi pjesëmarrësve të shkruanin një ese në përgjigje të pyetjes: “A ka kontribuar restaurimi i shkencave dhe arteve në pastrimin e moralit”, ku Rusoi u përgjigj: “Jo, aspak – krejt e kundërta”.

Ai argumentoi, se përparimi në arte dhe shkenca në fakt na kishte larguar nga përparimi moral dhe ofroi arsye filozofike dhe historike për ta menduar këtë të vërtetë. Ai argumentonte se ajo që ne zakonisht mendojmë si përparim qytetërues krijon, dhe më pas synon të kënaqë, vese të reja dhe artificiale, duke i shërbyer kotësisë sonë dhe jo nevojave tona natyrore. Ruso mendonte se nuk mund të jepej asnjë argument i mirë, se zviceranët ruralë ose amerikanët vendas kishin më pak virtyt ose lumturi sesa evropianët më të qytetëruar. Në fakt, ai propozoi se kishte shumë arsye të mira për të menduar se ato ishin më të mëdha tek të dyja. Në një epokë ku marrëdhënia midis personit dhe teoricienit – ose personit dhe artistit – është objekt magjepsjeje, madje edhe obsesioni, jeta e Rusoit na skandalizon. Ky i vetëshpallur dashnor i paqes dhe i vullnetit të mirë dukej se projektoi shumicën e marrëdhënieve të tij që të kalonin në katastrofë; njeriu që debatonte edhe për barbarinë e infermieres, ua besoi jetimoreve pesë nga fëmijët e tij. Ruso është një nga ilustrimet më të pasura të liberalit që e do njerëzimin, por është shumë më pak i sigurt për njerëzit. Në një kohë kur ad hominem nuk shihet aq shumë si një gabim, por si sine qua non i kthjelltësisë intelektuale, çfarë duhet të bëjmë jo vetëm me Ruson, por edhe me rusoizmin tonë? Tensioni që ai ndjeu midis së jashtmes dhe së brendshmes është edhe fati ynë. Bota në të cilën jetojmë, është në shumë mënyra e tija, aq sa do të donim ndonjëherë që të mos ishte kështu

Paratë që posedojmë, janë instrumenti i lirisë, paratë që ne ndjekim, janë instrumenti i robërisë.

Parapëlqej të jem më mirë një njeri me paradokse, sesa një njeri me paragjykime.

Rinia është koha për të studiuar mençurinë, pleqëria është koha për ta praktikuar atë.