Fjalët e shenjtores tingëllojnë si një poezi laike, për t’u përsëritur çdo ditë për t’u çliruar vërtet “nga të gjitha të këqijat”. Nënë Tereza ishte një shembull i shkëlqyer jo vetëm fetar, por mbi të gjitha laik. A e dini cila ishte “sëmundja më e keqe” sipas saj? Një e keqe shumë bashkëkohore. Me largpamësinë e saj vizionare, ajo kishte zbuluar të keqen e madhe të kohës sonë, duke e quajtur sëmundjen më të keqe, pikërisht ajo që kishte shëruar lebrosët dhe, ndoshta, vetëm ajo mund ta shihte këtë kancer të tmerrshëm në të gjitha provat e pamëshirshme. Nënë Tereza, murgesha trupvogël, kuptoi se sëmundja më e keqe nuk është lebra, as varfëria, as skamja; në udhëtimet dhe shtegtimet e shumta, ajo kishte zbuluar se njerëzimi mund të jetojë dhe të rezistojë në kushtet më të paimagjinueshme, se jeta është shumë më e fortë se sa mendohet dhe mund të lulëzojë si ulliri mes shkretëtirës. Ajo që kishte jetuar në një botë shumë ndryshe nga e jona, kishte zbuluar “helmin e keq” që deh shoqërinë tonë. Nuk ishte as doktoreshë, as filozofe, as psikologe, por një murgeshë e thjeshtë “misionare e bamirësisë”, që shpjegoi më mirë se akademikët se cila është e keqja që vret në të vërtetë njeriun. Kishte arritur në këtë përfundim, duke prekur dhimbjen e vërtetë që pësonin krijesat më të pambrojtura – fëmijët, të moshuarit, të vdekshmit – dhe dihet që fjalët e saj nuk janë abstrakte. Ajo e shpjegon atë me një efekt shumë letrar: “të mos ndjehesh i dëshiruar apo i dashur, të ndihesh i braktisur”
Sëmundja më e keqe sot
është të mos ndjehesh i dëshiruar
apo i dashur, të ndihesh i braktisur.
Ka shumë njerëz në botë
që vdesin nga uria,
por një numër edhe më i madh
vdesin nga mungesa e dashurisë.
Secili ka nevojë për dashuri.
Secili duhet ta dijë
se është i dëshiruar, se e duan
dhe se janë të rëndësishëm për Zotin,
ka uri për dashuri
dhe ka uri për Zotin.
“Të ndihesh i refuzuar është sëmundja më e keqe që një qenie njerëzore mund të përjetojë” – Nënë Tereza kishte kuptuar një problem shumë bashkëkohor: izolimin social. Për të shmangur efektet e tij të rrezikshme, ajo bëri të pamundurën të promovonte iniciativa gjithëpërfshirëse dhe të krijonte komunitete. “Duaje të afërmin tënd” – nuk është thjesht një varg i mençur i Ungjillit; Nënë Tereza e ktheu atë në veprim dhe e bëri atë veprim model ndryshimi. Duke parafrazuar Danten, Nënë Tereza kuptoi se sekreti i gjithçkaje është dashuria, se është dashuria që “lëviz diellin dhe yjet mbarë” dhe prandaj Zoti gjendet në atë dashuri. Sëmundja më e keqe, nga e cila mund të vuajnë qeniet njerëzore, është mungesa e dashurisë. Në çdo rast, ato kanë fuqinë të na bëjnë të reflektojmë për mungesën e madhe të dashurisë në shoqërinë bashkëkohore: ajo na flet, neve, që kemi privilegjin të jetojmë një jetë të rehatshme dhe mesatarisht të pasur, pa vuajtur dhembjet e urisë dhe varfërisë, megjithatë, thellë-thellë, ne jemi jashtëzakonisht të varfër. Sëmundja e vërtetë e pashërueshme është ajo e egoizmit, egoizmi i promovuar në mënyrë kaq të dukshme nga një shoqëri që lavdëron individualizmin dhe konkurrencën, ku “dashuria” duket si një fjalë e dobët, një fjalë e ëmbël që shkrihet menjëherë në buzë. Nënë Tereza nuk na flet për dashurinë romantike, për përgjithmonë bashkë që të gjithë e kërkojnë dhe rrallë e gjejnë në mënyrë spazmatike, pikërisht sepse thellë-thellë është një dashuri egoiste që kërkon pasqyrimin e saj, plotësimin e saj të domosdoshëm tek tjetri; murgesha na flet për një lloj tjetër dashurie, e cila përbëhet kryesisht nga vëmendja, nga aftësia për të “ndërgjegjësuar” tjetrin, nga një njerëzim që komunikon në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe jo unike. Një pjesë e njerëzimit gëzohet për imazhin shoqëror ose publik, duke e derdhur nevojën për dashuri në komunikimin vetjak. Një vetmi helmuese fshihet pas ekranit të progresit fantazmë. E keqja më e keqe është izolimi, kujtonte Nënë Tereza në kohë ende të padyshimta.