Stefan Cvajg

Jo shumë i parapëlqyer nga kritikët, ndoshta pikërisht për shkak të suksesitvtë jashtëzakonshëm që lulëzoi në të dy anët e Atlantikut, Stefan Cvajg nuk është një enigmë letrare. Një nga ato talentet e pasigurta për t’u matur me mendjemprehtësinë milimetrike të farmacistit ose fiksimin e alkimistit, i humbur mes mijëra alembikëve të tij të pamundur. Kush më mirë se ai di të kuptojë skutat dhe dhembjet e zemrës njerëzore dhe obsesionet e saj të çmendura e lëvizëse? Me përpikmëri dhe ngrohtësi, humanizmi dhe mirësia e shkrimtarit austriak shkëlqen në mënyrë diskrete në veprat e tij. Besimi njeriu shfaqet pa ndryshim si arkitra e gjithë artit të tij, e gjithë ekzistencës së tij. Disa nga veprat kryesore:

“Konfuzioni i ndjenjave”

Një ritëm i shpejtë, aq sa e le lexuesin gati pa frymë. Në fakt, vështirë t’i rezistosh ngjarjeve të Rolandit të ri, i cili në Berlinin e fillimit të shekullit XX, magjepset nga profesori i ri i letërsisë. Megjithatë, sjellja e çuditshme e burrit e pështjellon gjithnjë e më shumë studentin. Mes arratisjeve dhe kthimeve, të dy do të arrijnë në një sqarim përfundimtar. Sqarim që do të shënojë, në një mënyrë apo tjetër, jetën e të dyve.

“24-orë nga jeta e një gruaje”

 

Pasionet njerëzore janë tema qendrore e këtij romani të shkurtër, i konsideruar nga shumë njerëz si një nga më të mirët e shkruar ndonjëherë nga Cvajgu. Jemi në Montekarlo, ku një grua e re nën ethet e lojërave të fatit takon një burrë që do të lërë gjurmë të pashlyeshme në ekzistencën e saj. Historia e ndodhur në të kaluarën, rrëfehet nga protagonisti tashmë i moshuar, por ende thellësisht i “kushtëzuar” nga ai takim që zgjati vetëm disa orë.

“Letra e një të panjohuri”

Një shkrimtar i suksesshëm merr një letër nga një i panjohur në shtëpinë e tij në Vjenë. Nuk ka adresë kthimi në zarf. Megjithatë, leximi i letrës së gjatë do të zbulojë se si ajo grua, e takuar disa herë gjatë jetës së tij (dhe pa e njohur kurrë ose pa e mbajtur në kujtesën e tij për një kohë të gjatë), është nëna e djalit të tij, i cili kishte vdekur së fundi nga komplikacionet e një gripi.

Bota e së djeshmes”

Një vepër autobiografike, ku Cvajgu shkruan nostalgjinë për një sezon, tashmë tërësisht të kaluar, ku fjala “civilizim” kishte ende një kuptim dhe një rol, përpara se luftërat dhe ngjitjet e dhunshme politike ta çonin botën në buzë të humnerës. Libri i daktilografuar iu dërgua botuesit një ditë para se Stefan Cvajgu dhe e shoqja të vulosnin marrëveshjen e tyre të vdekjes.

“Mari Antuaneta”

Një nga biografitë historike më të famshme që ka dalë nga pena e Stefan Cvajgut. Një portret i gjallë dhe i përsosur i mbretëreshës së fundit, fatkeqe, të regjimit të lashtë. Vetëm në tragjedinë e pamasë që do ta pushtojë së bashku me monarkinë, Mari Antuaneta gjen figurën e saj të brendshme, atë lëvizje shpengimi, ku guximi dhe dinjiteti shkrihen së bashku.

“Ekstaza e lirisë”

Romani i papërfunduar i përqendruar rreth figurës së Kristinës, një vajzë e mirë, por pa të ardhura, e cila, pas një pushimi me tezen e saj të pasur, në të cilën ajo përjetoi emocionin e të qenit e bukur dhe e sjellshme dhe zilinë malinje të shumicës, bie përsëri në një jetë të trishtuar dhe të zymtë. Kjo ndodh derisa ajo takon Ferdinandin, një djalë të ri që i propozon që të grabisë postën ku punon Kristina.