Miti, legjenda dhe letërsia gëlojnë me histori rreth njerëzve që përfundojnë o në Parajsë, o në Ferr. Gjithsesi, herë pas here lind një histori për dikë që nuk i përket as njërës dhe as tjetrës. E tillë është historia e Ivan Turbinkës, një rus që kishte shërbyer në ushtri. Kur mbushi moshën dhe doli në pension, ai zuri të endej nëpër botë. Teksa po ecte në një distancë të afërt me Shën Pjetrin, Zoti zbriti nga Parajsa për të parë se si po shkonin gjërat në botë. Kur pa Ivanin, Zoti vendosi të provonte natyrën e tij bujare, duke dërguar Shën Pjetrin të shtirej si lypës. Kështu, Shën Pjetri i doli dhe u ul pranë një ure. Kur Ivani u afrua, Shën Pjetri filloi të lypte. Ivani ishte bujar si ndaj Shën Pjetrit, ashtu edhe ndaj Zotit, duke u dhënë gjithçka që kishte fituar në shërbimin ushtarak. Kur Ivani u largua, Zoti vendosi ta shpërblente. Ia ktheu paratë, i tregoi Ivanit identitetin e vërtetë dhe e pyeti se ç’donte si shpërblim. Ky i fundit i kërkoi Zotit t’i bekonte çantën (“turbinca”), në mënyrë që kushdo që futej brenda të mos kishte mundësi të dilte jashtë, nëse nuk donte ai. Zoti e bekoi çantën dhe u ndanë. Ivani u end derisa arriti në rezidencën e një djali, një aristokrat rus, i cili s’ishte fort i sjellshëm, megjithëse së fundi pranoi t’i ofronte strehim.
Djali e strehoi në një shtëpi, që natën përndiqej nga djajtë. Ivani bëri lutjet e përditshme dhe u shtri. Sapo fiku qiriun, një dorë e padukshme i rrëmbeu jastëkun dhe ia flaku. Kur Ivani shkoi përsëri në shtrat, ai filloi të dëgjojë zëra. Kur kuptoi situatën, filloi të bërtiste: “Futuni në torbë!” dhe të gjithë djajtë e dhomës u bllokuan brenda çantës magjike. Më në fund, Ivani mundi të flinte. Megjithatë, para agimit, Skaraoski, udhëheqësi i djajve, erdhi të kërkonte nënshtetasit e vet. U fut në dhomë, e gjeti Ivanin duke fjetur dhe e goditi me shuplakë. Si rrjedhojë, Ivani bërtiti sërish: “Futu në torbë!”, kështu udhëheqësi i djajve u bllokua brenda çantës. Ivani doli jashtë, zgjoi gjithë familjen dhe i tregoi aristokratit çantën plot me djaj. Ivani i largoi të gjithë djajtë dhe djali u gëzua që u çlirua prej tyre. Ivani vendosi të shkonte te portat e Parajsës për t’i shërbyer Perëndisë, siç i ishte kërkuar të bënte kur u takuan për herë të parë. Kur arriti te portat e Parajsës, Ivani trokiti dhe Shën Pjetri e pyeti se çfarë donte, ndërkohë ky i fundit e pyeti nëse kishte gra, këngëtare, duhan dhe pije alkoolike në Parajsë. Kur mori përgjigje negative, Ivan u zhgënjye dhe u nis për në dyert e Ferrit, ku bëri të njëjtat pyetje dhe mori përgjigje pozitive. Kur u hapën portat, djajtë e njohën Ivanin dhe, të frikësuar, vendosën ta lënë të festonte sa të donte, duke shpresuar se mandej do të largohej. Miëpo, kur panë se Ivani nuk kishte ndërmend të largohej, njëri prej tyre filloi të bënte potere. Kureshtar të shihte se ç’po ndodhte, Ivan doli jashtë dhe djajtë i mbyllën dyert pas. Meqë ishte e pamundur të rikthehej brenda, Ivani u kthye në portat e Parajsës. Në pritje, Ivan pa Vdekjen që po bëhej gati të hynte në Parajsë dhe klithi: “Futu në torbë!”, duke e bllokuar në çantën magjike. Më në fund, Shën Pjetri hapi portat dhe Ivani shkoi përpara Zotit. Ivani kishte ardhur për të marrë komandat për Vdekjen. Zoti i tha se Vdekja duhej të merrte vetëm të moshuarit për tre vjet. Kur doli jashtë, Ivani e liroi Vdekjen dhe i tha se duhej të merrte vetëm pemë të vjetra për tre vjet. I mërzitur, Vdekja shkoi dhe bëri siç iu tha. Si kaluan tri vitet, kur Vdekja u kthye në portat e Parajsës për të takuar Zotin të merrte urdhra të reja, Ivani e futi përsëri në kurth brenda çantës magjike. Mandej, ai hyri të takojë Zotin dhe të merrte urdhërat për Vdekjen. Zoti e urdhëroi Vdekjen të pretendonte vetëm të rinjtë për tri vjet dhe më pas fëmijët e këqij gjatë tri viteve në vijim. Ivani u kthye jashtë, lëshoi vdekjen dhe e urdhëroi të merrte vetëm pemë të reja për tri vjet dhe pastaj vetëm shkurre të reja për tri vitet në vijim. Vdekja bëri siç iu tha dhe më pas u kthye përsëri në portat e Parajsës. Kësaj radhe, Ivani e futi në kurth Vdekjen brenda çantës dhe nuk e vuri në dijeni Zotitn. Kishte ndërmend ta linte Vdekjen të bllokuar për një kohë të gjatë. Pas pak, Zoti erdhi të kontrollonte Ivanin dhe e pyeti për Vdekjen, e cila zuri të flasë që brenda çantës. Zoti e liroi Vdekjen, duke i thënë Ivanit se i kishte skaduar koha dhe se Vdekja kishte qëllimin e saj. Zoti ia mori çantën magjike, teksa Ivani i kërkoi edhe tri ditë për të rregulluar punët e tij, të bënte arkivolin dhe të futej brenda, gati për vdekjen. Zoti ia plotësoi dëshirën dhe Ivani u largua i mërzitur. E ndiente se nuk i përkiste as Parajsës dhe as Ferrit. Në Ferr s’kishte marrëdhënie të mira me djajtë, kurse Parajsa i dukej e mërzitshme pa gra, duhan, këngëtarë dhe pije alkoolike. Ivani sajoi një ide: mblodhi dru dhe përgatiti arkivolin. Sapo mbaroi, iu shfaq vdekja. Vdekja i kërkoi të futej në arkivol, që të mund t’i merrte shpirtin. Ivan u shtri me fytyrë poshtë. Vdekja i tha se nuk bëhej kështu. Pas një sërë përpjekjesh të dështuara të Ivanit për t’u shtrirë në arkivol, Vdekja vendosi t’i tregonte se si bëhej. Sapo Vdekja mori pozicionin e duhur në arkivol, Ivani e mbylli me gozhdë arkivolin dhe e hodhi në lumë. Kur pa se çfarë ndodhi, Zoti e lëshoi Vdekjen që ajo të hakmerrej ndaj Ivanit. Vdekja iu shfaq edhe një herë Ivanit, i cili shtangu nga habia. Si ndëshkim, Vdekja nuk u përpoq t’ia merrte më shpirtin Ivanit. Përkundrazi, i tha se do e lejonin të jetonte përgjithmonë dhe kur ai përfundimisht do lutej t’i jepnin fund, dëshira nuk do t’i plotësohej. Thuhet se Ivani i vjetër jeton edhe sot, duke pirë për të mbytur pikëllimin e jetës së përjetshme.