Virxhinia Ullf

Shkrimtarja që frymëzoi dhe u foli të gjitha grave, Virxhina Ullf na la një bagazh përvojash, emocionesh, ndjenjash dhe mësimesh që janë ende aktuale në ditët e sotme. Tek ajo buronte  një vokacion i pashembullt letrar, që e bëri të ishte një nga shkrimtaret më avangarde të shekullit XX, e lidhur në mënyrë të pashmangshme me lëvizjen feministe. Për të nuk kishte ndarje midis jetës dhe imagjinatës: nga esetë te ditarët dhe librat, ajo e përshkruan realitetin si burim të pashtershëm krijimtarie.

Mund t’i mbyllësh të gjitha raftet e librave nëse dëshiron, por nuk ka asnjë portë, asnjë bravë, asnjë bulon, që mund t’i përshtatësh me lirinë e mendjes sime” – citim që shpjegon personalitetin e jashtëzakonshëm, madhështinë dhe veprimtarinë e saj letrare. E nxitur nga dashuria e madhe për të shkruar, Ullf nuk imagjinonte vetëm histori, ajo ishte e përkushtuar të ngrihej mbi idealet e saj: gjithmonë mbështeti të drejtat e grave dhe barazinë gjinore.

Pse jeta është kaq tragjike; e ngjashme me një rrip trotuari që kufizohet me humnerën. Shikoj poshtë; kam frikë nga lartësitë. Pyes veten, se si do të shkoj deri në fund.

Më vjen në mendje se kjo gjendje, kjo gjendje depresioni e imja, është gjendja e zakonshme e shumicës së njerëzve.

Qeniet njerëzore nuk ecin dorë për dore gjatë gjithë jetës. Ka një pyll të virgjër në secilin prej nesh, një fushë dëbore ku nuk shihen as gjurmët e këmbëve të shpendëve. Këtu hyjmë vetë dhe e preferojmë në atë mënyrë. Të kesh gjithmonë solidaritet, të jesh gjithmonë i shoqëruar, gjithmonë të kuptohesh, do të ishte e patolerueshme.

Por bukuria nuk ishte gjithçka. Bukuria kishte një të metë: u shfaq papritur, përnjëherë. E ngurtësoi jetën; e ngriu atë.

Edhe dashuria shkatërron. Gjithçka që ishte e bukur, gjithçka që ishte e vërtetë, mori fund.

Ç’rëndësi ka truri në krahasim me zemrën?

Nëse nuk e tregon të vërtetën për veten, nuk do të mund ta tregosh as për të tjerët.

Të shoh kudo: në yje, në lumë… Për mua ti je gjithçka që ekziston. Realiteti i gjithçkaje.

Zot sa shumë vuaj! Çfarë aftësie e frikshme për t’u ndjerë intensivisht, e imja.

Personazhet nuk duhet të jenë gjë tjetër veçse këndvështrime: personaliteti duhet shmangur me çdo kusht. Sapo specifikohet mosha, flokët etj., në libër nënkuptohet diçka joserioze ose e papërfillshme.

E vetmja këshillë që një person mund t’i japë tjetrit për leximin është të mos marrë këshilla, të ndjekë instinktet e veta, të përdorë mendjen e vet, të dalë në përfundimet e veta.

Çfarë burimi i pashtershëm kënaqësie janë për mua librat! Mendoj se mund të jetoj këtu me lumturi, duke lexuar përgjithmonë.

Në fund të fundit, pushtimi i kulturës është të lini diçka të bërë, të fortë, përgjithmonë.

Kjo dëshirë e pangopur për të shkruar diçka para se të vdes, kjo ndjenjë konsumuese e etheve të ethshme të jetës, që më bën të kapem, si një njeri pas një shkëmbi, pas spirancës time të vetme.

Me shumë mundim shkruaj dy faqe krejt absurde: shkruaj variacione të çdo fjalie, kompromise, tentativa të dështuara, mundësi, derisa fletorja ime të duket si makthi i një të çmenduri.

Është e lehtë t’i premtosh vetes të mbajë shënime, por të shkruarit është një art shumë i vështirë. Duhet vazhdimisht të zgjidhni. Të shkruarit nuk është aspak një art i lehtë. Të mendosh

për atë që dëshiron të shkruash duket e lehtë, por mendimi hapërdahet, flutuon andej-këndej.