Italo Kalvino

Merreni jetën lehtë – Mësimi i Italo Kalvinos, të cilin ende nuk e kemi mësuar

Ndërgjegjësohemi për kulturën, vetëm kur ndodh ndonjë përvjetor: kjo ndodh për të gjithë autorët, qofshin të panjohur, një përvjetor është gjithmonë një “arsyetim” për t’i fryrë pluhurit të kohës, për t’i dhënë një shkëlqim me mëngën e këmishës, një shfletim i shpejtë për të ndarë me dikë diçka që ne e konsiderojmë me interes – dhe për ata që nuk kanë nevojë për një datë për të ringjallur atë që kanë shkruar, menduar, publikuar, dhuruar për njerëzimin e lexuesve (pra jo për të gjithë). Italo Kalvino është padyshim një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të gjysmës së dytë të shekullit XX, i cili ndërthuri veprimtarinë e tij letrare me angazhimin e madh politik, civil dhe kulturor. Në të gjitha veprat e tij, është i pranishëm elementi përrallor, i cili nuk përjashton aftësinë për të nxjerrë në pah konceptimin e menduar dhe dramatik të jetës së shkrimtarit. Letërsia kuptohet si një lojë kombinuese, duke krijuar një tekst duke u nisur nga rregulla fikse që përcaktojnë formën e tij.

Të dëgjosh dikë teksa lexon me zë të lartë, është shumë ndryshe nga të lexosh në heshtje. Kur lexoni, mund të ndalosh ose të kapërcesh mbi fjalitë: kohën e vendosni vetë. Kur është dikush tjetër që ju lexon, është e vështirë që vëmendja juaj të përkojë me kohën e leximit të tij: zëri ecën ose shumë shpejt ose shumë ngadalë.

Në momente të caktuara më dukej sikur vetë bota ishte shndërruar në gur: një ngurtësim i ngadalshëm, pak a shumë i përparuar sipas njerëzve dhe vendeve, por që nuk kursente asnjë aspekt të jetës.

Kalvino kërkon një lloj frenimi ndaj palëvizshmërisë së ideve, për këtë vjel shembuj tek letërsia. I referohet mitit ovidian të Perseut. Kalvino mbështetet mjeshtërisht tek miti klasik për të nxjerrë në pah si rëndësinë, ashtu edhe lehtësinë. Duke sjellë ndërmend se lehtësia nuk është sipërfaqësi, por t’u rrëshqasësh gjërave nga lart.

“Para së gjithash shpresoj të kem treguar se ekziston një rëndësi, siç e dimë të gjithë se ekziston një lehtësi e parëndësisë: përkundrazi, lehtësia e mendimit mund ta shfaqë kotësinë të duket me influencë dhe e pakalueshme”.

Romanet, novelat dhe tregimet e Kalvinos janë mishërim i të lehtës, saktësisë dhe maturisë: vikontë gjysmakë që pluskojnë në ajër, personazhe pa peshë, pallate kristali… më lehtë se kaq nuk ka si të jetë.

Ka një lehtësi të menduari, ashtu siç ne të gjithë e dimë se ka një lehtësi mendjelehtësie: në të vërtetë, lehtësia e të menduarit mund ta bëjë mendjelehtësinë të duket e rëndë dhe e errët.