Oskar Uajlld – Nuk ka libra të moralshëm apo të pamoralshëm, librat shkruhen mirë ose keq

Një jetë e formuar si një vepër arti, ai u rrethua nga fama në rritje dhe u kujtua më së miri për përdorimin e shpeshtë në veprat e tij të paradokseve dhe aforizmave të zgjuara. Oskar Uajlld, estet i sofistikuar dhe bashkëbisedues brilant i letërsisë angleze.

Artisti është krijuesi i gjërave të bukura. Të zbulosh artin dhe të fshehësh artistin është fundi i artit. Kritiku është ai që mund të përkthejë përshtypjen e tij për gjërat e bukura në një formë ose substancë të re. Ata që gjejnë kuptime të shëmtuara në gjërat e bukura, janë të zvetënuar pa qenë simpatikë. Ky është një faj. Ata që shohin kuptime të bukura në gjërat e bukura janë njerëz të arsimuar. Ka shpresë për ta. Ata janë të zgjedhurit: për ta gjërat e bukura do të thotë vetëm bukuri.

Nuk ka libra të moralshëm apo të pamoralshëm. Librat janë të shkruar mirë ose të shkruar keq. Kjo është e gjitha. Jeta morale e njeriut është pjesë e përmbajtjes së artistit, por morali i artit konsiston në përdorimin e përsosur të një mediumi të papërsosur.

Asnjë artist nuk ka qëllim moral. Tek një artist një synim moral është një manierizëm stilistik i pafalshëm. Asnjë artist nuk është kurrë i sëmurë. Artisti mund të shprehë gjithçka.

Nuk dua ta fshij të shkuarën time, sepse për mirë apo për keq më bëri ky që jam sot. Përkundrazi, falënderoj ata që më bënë të zbuloj dashurinë dhe dhimbjen, ata që më deshën dhe ata që më përdorën, ata që më thanë të dua duke i besuar dhe ata që e bënë vetëm për qëllimet e tyre të pista. Falënderoj veten që kam gjetur gjithmonë forcën për t’u ngritur dhe për të vazhduar, gjithmonë.