Bota është paudhësi; nëse e pranon, je bashkëpunëtor, nëse e ndryshon, je xhelat.
Zhan Pol Sartrë është një prej zërave më të fuqishëm dhe më të thellë të shekullit të kaluar. I konsideruar si një nga përfaqësuesit ,më të rëndësishëm të ekzistencializmit, një rrymë që e koncepton filozofinë si analizë të ekzistencës.
…E nisa jetën time, ashtu si padyshim do ta bitis: mes librash. Në bibliotekën e gjyshit tim kishte ngado; ishte e ndaluar t’ua fshije pluhurin, përveçse një herë në vit, para se të fillonte shkolla. Nuk kisha mësuar ende të lexoja, por tashmë i nderoja këta gurë të dendur: në këmbë ose pjerrtas, të ngjeshur si tulla në raftet e bibliotekës ose të vendosura fisnikisht në rruginat e menhirëve, ndjeva se prej tyre varej prosperiteti i familjes sonë…
[…] Librat kanë qenë zogjtë dhe foletë e mia, kafshët e mia shtëpiake, stalla ime dhe fshati im; biblioteka ishte bota e mbyllur në një pasqyrë; nga një pasqyrë kisha thellësinë e pafund, shumëllojshmërinë, paparashikueshmërinë.
Në libra ndesha universin: të asimiluar, të klasifikuar, të etiketuar, të menduar, madje i frikësuar; dhe e kam ngatërruar çrregullimin e përvojave të mia librore me rrjedhën e rastësishme të ngjarjeve reale. Kisha gjetur besimin tim: asgjë nuk më dukej më e rëndësishme se një libër. Biblioteka, për mua ishte si një tempull.
[…] Shtrihesha barkazi, përballë dritareve, me një libër në dorë, një gotë ujë ngjyruar me pak verë në të djathtë, një fetë bukë me reçel, në një pjatë, në të majtën time…
Për Sartrin flitej si filozofi i fundit, jo sepse ata që erdhën më vonë nuk ishin të atillë, por sepse Sartri i pasluftës, në vitin 1943, propozoi përmes një trupi unitar dhe koherent që t’i jepet një përgjigje të gjitha njohurive. Sartri merr dhe transformon nocionin universal-e veçantë të shpikur nga Kierkergaard, për të propozuar kapërcimin dialektik të analitikës sasiore, e cila beson se akumulimi i njohurive është i mjaftueshëm për të garantuar mendimin.
Në mendimin e Sartrit, individi i maturuar është ai që arrin të mbajë peshën e përgjegjësisë, por mbi të gjitha të vetmisë në univers, duke supozuar mosekzistencën e Zotit.
Zhan Pol Sartrë mori çmimin “Nobel” për letërsi në vitin 1964
Njeriu është i dënuar të jetë i lirë.
Kur të pasurit shkojnë në luftë, janë të varfrit ata që vdesin.