Napoleon Hill – Duhet shumë më tepër se një diplomë kolegji për t’u shkolluar

Përvoja tregon se më të kulturuarit janë autodidaktët, ose personat që “vetë-arsimohen”.

Duhet shumë më tepër se një diplomë kolegji, për ta konsideruar veten të shkolluar. Të tillë mund të konsiderohen ata që kanë mësuar të marrin atë që duan në jetë pa cenuar të drejtat e të tjerëve. Arsimi nuk përbëhet nga nocione të parëndësishme, por nga njohuri praktike të zbatuara në terma afatgjatë. Njerëzit paguhen jo për atë që dinë, por për atë që bëjnë me atë që dinë. […]

Një njeri i kulturuar nuk është domosdoshmërish dikush që zotëron një sasi të madhe njohurish të përgjithshme ose të specializuara, por dikush që i ka zhvilluar aftësitë e tij mendore në atë masë sa të pushtojë çfarë të dojë, pa cenuar të drejtat e të tjerëve. […]

Njerëzit e suksesshëm, në asnjë fushë profesionale, kurrë nuk heqin dorë nga edukimi i përhershëm, veçanërisht në lidhje me sektorin e tyre, biznesin e tyre apo qëllimin që i kanë vënë vetes.

Humbësit janë zakonisht ata që gabojnë, duke besuar se periudha e marrjes së njohurive përfundon me vitin e fundit të ndjekjes së shkollës. Në realitet, edukimi shkollor është i kufizuar në dhënien e nocioneve të para dhe duke na vënë në rrugën e mësimit të njohurive praktike.