“Ana Franku” – një kryevepër e vërtetë e letërsisë botërore

“Kohët e mira përfunduan në maj të 1940-ës; fillimisht lufta, kapitullimi, pushtimi gjerman, pastaj filluan fatkeqësitë për ne hebrenjtë.

Ligjet antisemite ndoqën njëri-tjetrin. Hebrenjtë duhet të mbajnë yllin çifut. Hebrenjtë duhet të dorëzojnë biçikletat. Hebrenjtë nuk mund të hipin në tramvaj, hebrenjtë nuk mund të udhëtojnë më me makinë. Hebrenjtë mund të blejnë vetëm nga ora tre deri në pesë, dhe vetëm aty ku shkruhet “Dyqan hebre”.

Pas orës tetë të mbrëmjes, hebrenjtë nuk mund të jenë në rrugë, as të qëndrojnë në kopshtin e tyre ose në atë të të njohurve. Hebrenjtë nuk mund të shkojnë në teatër, kinema apo vende të tjera argëtimi, hebrenjtë nuk mund të ushtrojnë sporte jashtë, domethënë nuk mund të shkojnë në pishina, fusha tenisi apo hokej etj. Hebrenjtë nuk mund të shkojnë as në shtëpitë e të krishterëve. Hebrenjtë duhet të studiojnë vetëm në shkollat hebraike. Dhe shumë më tepër kufizime të tilla. Kështu kaloi jeta jonë e vogël”.

“Ditari i Ana Frankut” – nga njëra anë është historia e persekutimeve naziste, nga ana tjetër rrëfimi i universit të brendshëm të kësaj vajze të vogël të mrekullueshme, me idetë e saj për njerëzit dhe gjërat, si dhe për ndjenjat si miqësia dhe dashuria e ëmbël që ka për Peterin.

Një vajzë shumë e re, nga faqet e së cilës të gjithë mund të mësojmë të disponojmë kohën përtej gjendjes së gjërave, me guximin për ta parë jetën në sy, pavarësisht nga e keqja që mund të na godasë, duke mos sabotuar kurrë lumturinë e dikujt.  Një shembull i jashtëzakonshëm, që na mëson gjithsesi të jemi syçelët, duke jetuar në kërkim të entuziazmit, si një terapi për sëmundjen.

Edhe sot këto faqe na udhëheqin, duke gjetur një shembull të një personi të vërtetë që na tregon, se, edhe nëse do të ketë gjithmonë diçka që do të na errësojë, edhe nëse do të ketë gjithmonë peshë mbi supet tona, vështrimin drejt qiellit askush s’mund të na e privojë dhe të mos na mungojë, sepse në fund, mund të duhet shumë pak, qoftë edhe një sekondë, për t’u ndjerë i lumtur.

“Nuk mund të paraqes gjithçka mbi vdekjen, varfërinë, konfuzionin, vëzhgoj botën dhe mënyrën se si ajo shndërrohet në shkretëtirë, ndjej zhurmën që po afrohet gjithnjë e më shumë, do të na gjejë së shpejti edhe neve, ndjej gjithë dhimbjen e miliona njerëz, por pastaj shikoj nga qielli dhe e di se gjithçka do të jetë mirë, se kjo mizori do të marrë fund dhe qetësia dhe paqja do të kthehen në botë .”