Shpirti është ajo forcë vitale që dallon nga trupi, i cili, në shumicën e besimeve, i mbijeton vdekjes. Është diçka shpirtërore, madje është vetë thelbi i një individi, pjesa më delikate, të cilën duhet të kujdesemi të mos e ndotim dhe të mos i humbin pastërtinë.
Shpesh me shpirtin lidhet ideja e pandryshueshmërisë dhe përjetësisë. Në fe, kjo frymë është fryma hyjnore, që i jep jetë dhe e afron njeriun me hyjninë. Grekët e lashtë e kombinuan konceptin e shpirtit me psikikën. Madje, një nga metaforat më të rëndësishme të Platonit e përshkruan konceptin e tij për shpirtin “si të ngjashëm me një forcë nga natyra e tij e përbërë nga një karrocë me dy kuaj dhe një karrocier”. Për këtë arsye, filozofi do të propozonte një ndarje trepalëshe të parimit jetik: racional, i prekshëm dhe idhnak. Çka do të thotë, se shpirti do të ishte rezultat i intelektit, i dëshirave që lidhen me ushqimin, seksualitetin dhe impulsivitetin.
Aktualisht, duke e zgjidhur konceptin me kuptimin e tij fetar, kur flasim për shpirtin, shpesh i referohemi personalitetit të një individi, mënyrës së të menduarit dhe të vepruarit dhe ndërgjegjes së tij. Shpirti është ai thelbi që të mban gjallë dhe të bën të ndjesh ndjesi, është një mishërim i mrekullueshëm që të afron me hyjninë. Është trazim dhe pasion.
Më poshtë po japim disa aforizma mbi shpirtin:
Ka një pamje më madhështore se deti, dhe është qielli, ka një pamje më madhështore se qielli, dhe është brendësia e një shpirti. (Viktor Hygo)
Çfarë është shpirti? Shpirti është vetëdije. Dhe shkëlqen si drita brenda zemrës. (Brihadaranyaka Upanishad)
Si të gjitha qeniet pa shpirt, nuk mund të toleroni ata që janë shpirtmëdhenj. Njerëzit e shëndetshëm i urrejnë të sëmurët. Ata që janë të lumtur, nuk mund t’i shohin ata që vuajnë. Shumë shpirt! Çfarë taksirati, apo jo? Atëherë preferojmë ta quajmë sëmundje: dhe të gjithë janë në rregull, të lumtur. (Albert Kamy)
Shpirti ushqehet me ekstazë si gjinkalla me vesë. (Anatol France)
Nëse do bashkoheshin gjithë shpirtrat e qenieve njerëzore të Kozmosit, në të do të shfaqej Zoti! (Buda)
Shpirti i njeriut është përpjekja më e madhe kozmike, çuar para me mjete joadekuate. (Georg Simmel)
Trupi rritet ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme deri në moshën tetëmbëdhjetë vjeç. Shpirti, nga ana tjetër, mund ta arrijë maturimin brenda një ore (vetëm një pasdite me erë, ëndërrim dhe lexim) ose mund të mbetet i vogël për vite e vite pa u zhvilluar kurrë. Shumë vdesin me një shpirt që nuk u rrit kurrë. (Fabrizio Caramagna)
Dikush mund të ketë një zjarr të madh në shpirt, por askush nuk ka ardhur ndonjëherë të ngrohet. Kalimtarët shohin vetëm një copëz tymi nga oxhaku dhe vazhdojnë rrugën. (Vinsent Van Gog)
Njeriu nuk mund ta kuptojë si bashkohet shpirti me trupin, megjithatë njeriu konsiston në këtë bashkim. (Shën Agustini)
Ashtu si mushkëritë marrin ajër, shpirti merr frymë hyjnore, pa e parë apo ditur. (Maura Del Serra)
Mos thuaj: “Gjeta të vërtetën”, por “gjeta një të vërtetë”. Mos thuaj: “Gjeta shtegun e shpirtit”, por “takova shpirtin rrugës së shtegut tim”. Sepse shpirti ecën në të gjitha rrugët. Shpirti nuk ecën në vijë të drejtë, nuk rritet as si kallam. Shpirti shpaloset, si një lule zambak uji me petale të panumërta. (Kalhil Gibran)
Vërtet shpirti nuk njeh as lindjen, as vdekjen, as fillimin, as fundin; mëkati nuk mund ta prekë atë, as virtyti nuk mund ta lartësojë; ka qenë gjithmonë dhe do të jetë gjithmonë; dhe çdo gjë tjetër është një guaskë, si një glob rreth flakës. (Hazret Inajat Khan)
Shpesh ka m shumë gjëra të mbytura në fund të një shpirti, sesa në fund të detit. (Victor Hugo)
Shpirti i lirë është i rrallë, por kur i sheh, i njeh, kryesisht sepse ndjen një ndjenjë mirëqenieje kur je rreth tyre. (Çarls Bukovski)
Gjëja më e bukur që mund t’i ndodhë një njeriu, është të zbulojë zjarrin e shenjtë, zjarrin e shpirtit të tij. Dhe ta bëjë gjithë jetën shprehje e këtij shpirti. (Annie Marquier)