Dorëshkrimi “Voynich” është një libër i njohur për të pasionuarit e “misterit”, sepse bëhet fjalë për një dokument afro 500-vjeçar i mbushur me ilustrime të çuditshme dhe i shkruar në një gjuhë në dukje të padeshifrueshme.
Emri rrjedh nga Wilfrid Voynich, një librashitës i moshuar, që e bleu dorëshkrimin në vitin 1912 dhe nuk ishte në gjendje të kuptonte kuptimin e tij. Aktualisht shkrimi që mund të gjendet brenda dokumentit të lashtë, nuk duket se ndjek ndonjë model ekzistues gjuhësor. Për këtë arsye, ekziston teoria se përmbajtja e librit duhej të mbetej sekret.
Po ashtu u përpoq edhe Inteligjenca artificiale (shumë e aftë me gjuhët antike) dhe zbuloi se ka gjasa që gjuha të jetë hebraike dhe se fjalët ishin në rendin alfabetik: anagrame me shkronja të renditura sipas rendit alfabetik.
Gjithsesi, studiuesit nuk ia arritën të kuptonin nga fjalitë, të cilat ishin kryesisht të pakuptimta, në vend të kësaj identifikuan vetëm fjalë të veçanta në lidhje me imazhet e shfaqura në faqe. Dr Gerard Cheshire pohon se gjuha nuk është fare e kodifikuar dhe përkundrazi është shkruar në një dialekt protoroman, nga kanë origjinën shumë gjuhë moderne evropiane.
Libri është me një kapak me madhësi A5. Paksa shqetësuese është fakti, se faqet e dorëshkrimit janë bërë nga lëkura e të paktën 14 lopëve, ndërsa brenda dokumentit ka gjashtë seksione të dallueshme: botanikë, astronomi dhe astrologji, biologji, kozmologji, farmaceutikë dhe faqe të tëra teksti që mendohet të jenë receta. Ajo që është edhe më e çuditshme është se seksioni i botanikës – përveçse është “kapitulli” më i madh në libër – përmban 113 vizatime të detajuara të specieve bimore, në dukje të panjohura, ndërsa faqet e astronomisë dhe astrologjisë tregojnë renditjen e planetëve dhe shenjat e ndryshme të zodiakut.
Përshkruhen gjithashtu ilustrime të çuditshme të grave që lahen në lëngje me ngjyrë, të cilat ndonjëherë duken të ndërthurura dhe të lidhura me tuba. Pas vdekjes së Voynich-it në 1930, dorëshkrimi u ble nga librashitësi Hans P. Kraus, i cili ia dhuroi atë Bibliotekës së Librit dhe Dorëshkrimit të Rrallë “Beinecke” të Universitetit Yale në 1969; besohet të ketë qenë në pronësi të parë nga Perandori i Shenjtë Romak Rudolf II i Gjermanisë gjatë mbretërimit të tij midis 1576 dhe 1611 .