Diego Rivera – Historia e diskutueshme e njeriut në udhëkryq

Me sugjerimin e të ëmës, Nelson Rokefeler porositi Diego Riveran, një artist i pasionuar socialist meksikan, të pikturonte muralin që do të dekoronte katin përdhes të “Qendrës Rokefeler” në Manhatan.

Skicat origjinale për afreskun u miratuan nga familja, por titulli ngacmues i një gazete të famshme ndryshoi gjithçka. Familja Rokefeler nuk mundi t’u bënte ballë deklaratave të artikullit, se ata ishin mbështetës të lëvizjes komuniste, gjë që rezultoi në shkarkimin e Riveras nga projekti, shkatërrimin e veprës së tij artistike dhe protesta në mbështetje të tij.

“Njeriu në udhëkryq” i Diego Riveras portretizoi luftën e pafund midis kapitalizmit dhe socializmit në formën e një metafore artistike të punuar me përpikëri. Kjo është historia e politikës dhe fjalës së lirë në botën e artit.

Diego Rivera (1886-1957) ishte artist meksikan, veprat e të cilit plotësonin linjën midis artistikes dhe asaj politike. Pas studimeve në Akademinë “San Karlo” Meksiko Siti, Rivera u zhvendos në Paris, ku u miqësua me Pikason dhe Brejk, duke eksperimentuar me kubizmin dhe stilin postimpresionist. Ai u martua me Frida Kahlon dhe përfundoi një sërë muralesh, kryesisht afreske, duke përdorur një teknikë shekullore. Së bashku me Hoze Klemente Orozko (1883-1949) dhe David Alfaro Sikuerios (1896-1974), Rivera përfaqësoi fytyrat e muraleve meksikane të përqendruar rreth temave revolucionare.

Ndër veprat e tij citojmë “Dance in Tehuantepec”, “Muralet e industrisë së Detroitit” (një afresk mural me 27 panele në favor të fuqisë punëtore të qytetit) dhe “Njeriu në udhëkryq”.

Pjesa qendrore e “Njeriu në udhëkryq”, krijon një divergjencë midis kapitalizmit dhe socializmit: Rivera ilustroi me mjeshtëri tensionet midis artit dhe politikës përmes komponentëve të shoqërisë, industrisë dhe shkencës. I vetëdijshëm për temën mjaft të diskutueshme politike në atë kohë, familja Rokefeler miratuan skicat e propozuara fillimisht nga artisti. Më pas, vijuan replikat: “Unë pikturoj atë që pikturoj, pikturoj atë që shoh, pikturoj atë që mendoj, – tha Rivera (…) Do të heq çiftin që është duke pirë dhe do të vendos një foto të Abraham Linkolnit (…) Por koka e Leninit do të qëndrojë!”. Nuk është shije e mirë për një njeri si unë, – tha nipi i John D. Nelson. (…) Për këtë, siç e dini, është një sallë publike. Njerëzit duan pëllumba, ose një pemë në vjeshtë, artin tuaj nuk më pëlqen ta pengoj, ia kam borxh pak Perëndisë dhe Gramperit. Dhe në fund të fundit, është muri im…”. “Do të shohim nëse është”, – ia ktheu Rivera.

Lëvizja filloi në fillim të viteve 1920 në vazhdën e Revolucionit Meksikan (1910-1924), kur qeveria porositi artistë të krijonin art, që do të edukonte popullsinë analfabete mbi historinë e vendit dhe do të paraqiste të ardhmen e parashikuar.

“Muralet meksikane nuk kanë sjellë asgjë të re në artet universale plastike, as në arkitekturë dhe aq më pak në skulpturë. Por muralizmi meksikan, për herë të parë në historinë e pikturës monumentale, pushoi së përdoruri perënditë, mbretërit, shefat e shtetit, gjeneralët heroikë etj. si heronj qendrorë… Për herë të parë në historinë e artit, piktura murale meksikane i bëri masat heroin e artit monumental. Kjo do të thotë, njeriu i fushave, i fabrikave, i qyteteve dhe i qytezave. Kur një hero shfaqet në mesin e njerëzve, është qartë si pjesë e popullit dhe si një prej tyre”

Historia pas “Njeriu në udhëkryq” jep një shembull në botën e artit, duke paraqitur një përplasje mes politikës dhe artistikes. Rivera vendosi t’u qëndronte besnik vlerave të tij dhe të mos cenonte integritetin e tij si piktor. Puna e tij triumfoi mbi çdo shkatërrim të qëllimshëm dhe kalimin e kohës.