Kolins do të kishte mbushur 199-vjeç në janar: i konsideruar si babai i romanit modern policor, në moshën 27-vjeçare ai u takua me Dikensin dhe krijoi një miqësi, miqësi që çoi në një bashkëpunim letrar.
Midis udhëtimeve në Angli dhe Francë, lindi edhe një libër me katër duar. Shkrimtari Uilki Kolins nuk ishte tipi që i nënshtrohej disfatës. Në imazhet që e portretizojnë, ai shfaqet si një zotëri i moshës së mesme, me qëndrim dhe pamje qetësuese, falë mjekrës së dendur dhe syzeve me buzë të hollë. Ai u kualifikua për të ushtruar profesionin e avokatit, rrugë e cila nuk i siguroi suksesin e shpresuar, edhe nëse librat janë të mbushur me avokatë dhe gërmadha ligjore. Piktura ecën më mirë, në gjurmët e të atit, një piktor i njohur peizazhi, çka i ofroi edhe një ekspozitë në Akademinë Mbretërore në verën e vitit 1849. Por vokacionin e vërtetë e gjen tek letërsia: nuk është rastësi, që ai konsiderohet babai i romanit modern policor.
Veprat e Uilljam Uilki Kolins, mes melodramës dhe jetës reale
Në veprën e tij, përveç referencave ligjore, që zbulojnë një njohje të thellë të temës, bie në sy aftësia për të mahnitur lexuesin. Kolins përdor gjerësisht të gjitha mjetet në dispozicion të shkrimtarit dhe tregon tregime melodramatike, shpesh në kufi me ato të mundshme, populluar nga vajza fatkeqe, fëmijë të braktisur, martesa të dështuara. Komplikimet misterioze ose të tmerrshme ndjekin njëra-tjetrën nga kapitulli në kapitull, por ato kurrë nuk çojnë në diçka të largët. Gjithçka mbetet e ankoruar fort në botën bashkëkohore, e mbështetur nga aftësia për të marrë frymëzim nga jeta reale dhe nevojat e njerëzve të zakonshëm.
Takimi mes Uilki Kolins dhe Çarls Dikens
Karriera letrare dhe pasuria e Uilki Kolins u përmirësua kur ai u takua me Dikensin. Ata ishin përkatësisht 27 (Kolins) dhe 39-vjeç. Prezantimi u bë në një ngjarje teatrale. Ekzistonte edhe një marrëdhënie familjare mes tyre (vëllai i Kolinsit ishte dhëndri i Dikensit), por një miqësi e diktuar nga ndjeshmëria lindi pothuajse menjëherë mes të dyve, e cila i çoi nëpër Evropë dhe drejt një bashkëpunimi dhjetëvjeçar.
Së bashku, çifti bëri një udhëtim në Francë dhe kthehet me “Përmbledhje me ngjarje të bujshme”, një libër që liston të gjitha rastet kryesore gjyqësore të krimit penal të periudhës midis 1807 dhe 1814. Së bashku, ata do të ndryshonin zhanrin e misterit. Historia është e ndërthurur me histori të misterit dhe të mbinatyrshmes, të mbledhura përgjatë ndalesave. Mes një klime jo gjithmonë të favorshme, ndrydhjeve dhe grindjeve, rrëfimi vazhdon në mënyrë argëtuese për pesë kapituj.
Nga bashkëpunimi mbeten letrat: “Letrat e Çarls Dikensit drejtuar Uilki Kolins, 1851-70”. Partneriteti midis Kolinsit dhe Dikensit prodhoi edhe një xhevahir të vogël letrar: një libër të shkruar së bashku për një kohë të gjatë në Itali.
Në vitin 2018, u ribotua “Pa rrugëdalje”, që tregon për një nënë, e cila e kapluar nga keqardhja, përballë timonit ku janë vendosur fëmijët e braktisur në Londër, heton emrin që i është vënë djalit të saj. Rezultati është një shkëmbim personash, që nis një vorbull ngjarjesh dramatike dhe në të njëjtën kohë qesharake, absurde dhe të zakonshme.
Janë humori i zi i Kolinsit dhe, për t’iu kundërvënë atij, humanizmi i Dikensit. Në sfond, Londra e mjegullt e vendbanimeve industriale dhe ndarjeve sociale. Dhe është e pashmangshme të tentohet njohja e atributeve.
Me vdekjen e Dikensit, fama e Kolins zbehet. Ai humbet pasurinë dhe i përkeqësohet edhe shëndeti. Ai vuan nga artriti dhe ditët e fundit të jtës preket nga një çrregullim obsesiv, që e bën të besojë se alteregoja është gjithmonë në anën e tij.
A ishte e mundur, që të ishte projeksioni i mikut dhe bashkëpunëtorit të tij Dikens, me të cilin ndante famën dhe rivalitetin e pashmangshëm, që i shoqëron gjithmonë shkrimtarët e mëdhenj?