Diçka të tillë e bëri në një ese të vitit 1945, të shfaqur në “Tribune”. Me këtë shprehje, ai parashikoi se do të kishte një përplasje bërthamore midis dy-tri fuqive të mëdha, secila posedonte një armë vdekjeprurëse.
Në Shtetet e Bashkuara termi u përdor për herë të parë publikisht në 1947. Gazetari dhe eseisti, shkrimtari dhe komentatori politiko-kulturor britanik, Xhorxh Oruell (me pseudonimin Eric Arthur Blair) është përgjegjës për pjesën dërrmuese të prirjes antitotalitare të letërsisë së mesit të shekullit XX dhe për shumë “parandjenja” në reflektimin e tij mbi pushtetin.
Emri i tij lidhet me vepra të jashtëzakonshme si “Ferma e kafshëve”, që përkthehet në një satirë thumbuese mbi revolucionin bolshevik dhe degjenerimin e tij autoritar (“të gjitha kafshët janë të njëjta, por disa janë më të barabarta me të tjerat”) dhe distopinë “1984” (shkruar në 1948 dhe botuar në 1949), ku denoncon totalitarizmin teknokratik (“Vëllai i madh po të vëzhgon” ).
Xhorxh Oruell është padyshim një nga kritikët më të mëdhenj socialë të epokës moderne. Autori profetik lindi më 25 qershor 1903 dhe vdiq në Londër më 21 janar 1950. Disa nga citimet e tij, pas më shumë se gjysmë shekulli, shprehin një kuptim të thellë të së ardhmes, të cilën vetëm një mendje e ndritur si ajo mund ta kishte.
Në kohën tonë nuk ka mundësi të qëndrojmë jashtë politikës. Të gjitha çështjet janë çështje politike dhe politika, në vetvete, është një mori gënjeshtrash, dredhish, çmendurish, urrejtjesh dhe skizofrenie. Është e vërtetë, se politika është “shkenca që merret me qeverisjen dhe organizimin e shoqërive njerëzore, veçanërisht të shteteve”, por – dhe Oruell e pohon – është gjithashtu çdo akt në të cilin njeriu organizon veprimtarinë e tij të përditshme. Në esencë, politika lind kur njeriu rregullon veprimtarinë e tij shoqërore, ideologjike dhe të punës. Aristoteli nuk gabonte kur thoshte, se njeriu është nga natyra një kafshë politike.
Lufta kundër një vendi të huaj ndodh vetëm kur klasat e pasura mendojnë se do të nxjerrin përfitime. Një ide e vështirë për t’u pranuar nga shumë njerëz, por mjafton të shohim se kush ka përfituar nga luftërat e fundit për të kuptuar se ky është realiteti i vërtetë pas shumicës së konflikteve të sotme, duke filluar nga ai ruso-ukrainas.
Vetë koncepti i së vërtetës objektive po zhduket nga bota jonë. Në histori do të hyjnë gënjeshtrat. Pra, historia shkruhet gjithmonë nga fitimtari, apo nga ai që ka pushtetin dhe asnjëherë nuk pyetet nëse thotë të vërtetën. Po ashtu, asnjëherë më parë në epokën e medieve sociale kjo deklaratë nuk rrokulliset në të gjithë të vërtetën e saj të trishtë. Mes mashtrimeve dhe lajmeve të rreme që kanë gjetur terren pjellor për t’u përhapur dhe bërë virale, është gjithnjë e më e vështirë të kuptosh se ku qëndron e vërteta.
Në një moment mashtrimi, të thuash të vërtetën është një akt revolucionar. Po bëhet më e qartë: revolucionet e së ardhmes nuk do të luftohen me plumba dhe eksplozivë, por me copa të vogla të dhënash që udhëtojnë nëpër rrjete anembanë botës, duke shkatërruar narrativat e rreme me të cilat qeveritë mashtrojnë qytetarët e tyre.
Gazetaria thotë gjëra që dikush nuk dëshiron t’i thuash: gjithçka tjetër është marrëdhënie me publikun. Nëse një artikull nuk e mërzit dikë, nuk është gazetari e mirëfilltë. Shumica e asaj që aktualisht konsiderohet “lajm” është pak më shumë se një njoftim zyrtar i një produkti, shërbimi ose besimi. Gazetaria autentike ka të bëjë me zbulimin e së vërtetës. Dhe e vërteta gjithmonë e mërzit dikë…
Në jetën reale, është gjithmonë një kudhër që thyen çekiçin. Në të gjitha konfliktet, siç mund ta shohim nëpër botë, pala fituese nuk është pala që mund të shkaktojë më shumë dëme, por ajo që është në gjendje të marrë më shumë dëme, pra ajo që reziston. Historia është plot me situata, ku forcat e fuqishme ushtarake “fituan betejat, por humbën luftërat”.
Nacionalisti jo vetëm që nuk i miraton mizoritë e kryera prej tij, por gjithashtu ka aftësinë e jashtëzakonshme që as të mos ketë dëgjuar për to. Kërcënimet ndaj lirisë së shprehjes, të shkruarit dhe veprimit, ndonëse shpesh ngjajnë të parëndësishme, kur shihen të izoluara, janë gjithëpërfshirëse në efektet e tyre dhe gjithmonë çojnë në një mungesë të gjerë të respektimit të të drejtave të qytetarëve.
Çdo ditë ka një formë të re të censurës ose një metodë të re për t’i detyruar njerëzit të vetëcensurohen dhe njerëzit nuk reagojnë ndaj saj, pasi sa herë që shfaqet një metodë e re represioni, ajo vlen vetëm për një pakicë të vogël. Në çastin kur njerëzit kuptojnë se liria e shprehjes dhe aftësia e tyre për të mos u pajtuar, është kufizuar plotësisht, tashmë është tepër vonë.
Nëse doni të shihni një foto të së ardhmes, imagjinoni një çizme që shtyp tërë kohës një fytyrë njeriu.
Sapo njerëzit indoktrinohen me besimet nacionaliste dhe krijohet infrastruktura e nevojshme për t’i mbrojtur ata si një lloj “armiku”, që po ndryshon vazhdimisht emër dhe formë, zhduket edhe shansi që njerëzit të rifitojnë lirinë e tyre. Në momentin që të gjitha këto pjesë zënë vendin e tyre, humbet çdo mundësi për të rifituar lirinë dhe jo vetëm kjo, por edhe vullneti i njerëzve për ta arritur atë liri zhduket.
Liria intelektuale është një traditë e rrënjosur thellë, pa të cilën kultura jonë kryesisht perëndimore vështirë se do të ekzistonte.