Johan Volfgang Gëte – Jeta u përket të gjallëve…

Jeta u përket të gjallëve dhe ata që jetojnë duhet të përgatiten për ndryshime.

Shkrimtari gjenial, poeti, dramaturgu, romancieri, botanisti, natyralisti, politikani Johan Volfgang von Gëte (1749-1832) la gjurmë të pashlyeshme në letërsinë gjermane me kryeveprat e pavdekshme si “Fausti”, “Vuajtjet e djaloshit Verter”.

Gëte është një lexim “i gjallë”, në kundërshtim me paragjykimet me të cilat është përballur. Të shkruarit e Gëtes nuk justifikon akuzat për mërzinë, sertësinë apo intelektualitetin e tepruar që i bëhen, akuza që duhen, por përkundrazi, lartësimin e një vepre që shquhet për diversitetin e saj mahnitës regjistrat, formulat dhe në zgjedhjen e lëndëve të trajtuara. Etja për të njohur botën shpiku një ndjeshmëri të re që lind romantizmin.

Christoph Heinrich Kolbe
Goethe
1826
Öl auf Leinwand
© Friedrich-Schiller-Universität Jena, Kustodie;
Foto: Jan-Peter Kasper
Gemälde “Goethe als Dichter und Künstler vor dem Vesuv”, 1826, von Heinrich Christoph Kolbe (1771–1836). Öl auf Leinwand, 222,3 × 156,4 cm. Jena, Thüringer Universitäts- und Landesbibliothek (Reproduktion vom 26.09.2018). Reproduktion: Jan-Peter Kasper/FSU

Mes shkencës, dashurisë dhe udhëtimit, jeta e Gëtes zbulon të gjithë potencialin e saj romantik dhe duket se shkrihet me atë të heronjve të tij më emblematikë: Verter, Faust ose Vilhelm Meister. Në fjalitë e Gëtes del mendimi i një humanisti, që beson në etikën si mjet për t’i dhënë kuptim ekzistencës së njeriut dhe shoqërisë.

Të mos harrojmë se vepra e Gëtes ndikoi shumë në mendimin perëndimor. Me pjellorinë e imagjinatës ose talentin e tij si tregimtar, Gëte dinte të mishëronte pa rëndomësi një formë superlative erudicioni, që e bëri Niçen të thoshte se ai ishte “një qenie integrale” apo edhe “një kulturë”, një kulturë më vete. Pozita shoqërore e artistit, lavdërimi shkencor ose lirik i natyrës, dashuria, politika dhe historia, përbëjnë disa nga hallkat kryesore në veprën e Gëtes.

Pseudodijetarët mendojnë si e si të nxjerrin sa më shpejt të jetë e mundur, nga çdo zbulim i ri, ndonjë avantazh për vetveten, duke u rrekur të fitojnë një personazh shtirak të famshëm, duke e përhapur, duke e rritur, duke e ripunuar, duke e zotëruar shpejt, ndoshta edhe duke u vetëdeklaruar si autorë të saj dhe me këtë papjekuri e bëjnë shkencën e vërtetë të pasigurt dhe konfuze, madje shqetësojnë qartë pasojën e saj më të bukur, lulëzimin e saj praktik. Në çdo zbulim të ri të madh, njerëzit pyesin se për çfarë shërben dhe kanë të drejtë, pasi njerëzit mund ta kuptojnë vlerën e një gjëje vetëm nëpërmjet dobisë së saj. Megjithatë, dijetarët e vërtetë pyesin se çfarë raporti ka fakti me vetveten dhe me gjërat e tjera, pa u shqetësuar për dobinë e tij, domethënë zbatimin e tij në atë që dihet dhe është e nevojshme për jetën, diçka krejt e ndryshme, akute, adhuruese e jetës, teknikisht e ushtruar dhe e aftë, ata do të mendojnë për ta gjetur.

Pas shëndetit dhe virtytit, nuk ka asgjë më të çmuar në botë se dituria dhe asgjë nuk është më e lehtë për t’u fituar. E gjithë vështirësia konsiston në të qenit i qetë dhe të dimë të kalojmë kohën që për më tepër nuk mund ta rezervojmë.