Gabriel Garsia Markez – legjendë letrare

Gabriel Garsia Markez ishte një nga tregimtarët më të mëdhenj, pikërisht sepse pavarësisht se shkruante për përvojën njerëzore, ai na kurseu mizorinë e realitetit që ne tashmë e përjetonim duke jetuar.

Ky ishte kuptimi i fjalëve të tij kur, në vitin 1982, iu dha çmimi “Nobel” për letërsinë: larmia e natyrës njerëzore, e cila shprehet përmes poetit dhe lypësit, luftëtarit dhe hajdutit, muzikantit dhe profetit, ia zvogëlon hapësirën imagjinatës, pasi gjithçka ka ndodhur tashmë dhe vazhdon të ndodhë çdo ditë.

Me një kapërcim të guximshëm logjik, Markez tashmë po sugjeronte që të kërkonim një mënyrë për ta bërë jetën tonë në “konkurrencë” të vazhdueshme me trillimin.

Ai jetoi kudo: në Meksikë, në Barcelonë, në Londër, në Havanë, për të mos përmendur fshatin e tij të lindjes, Aracataca, Barranquilla, apo Bogota, qytet që ai e urrente. Ai ka njohur mjerimin më të errët, duke ngrënë nga kazanët e plehrave dhe shkëlqimet më luksoze, i ulur në tryezat mbretërore dhe presidenciale anembanë botës.

Ai shiti miliona kopje të secilit prej librave të tij, financoi grupe komuniste, bleu tetë shtëpi dhe gjithmonë ruante vlerësimin e kritikëve dhe të një publiku të gjerë. Çfarë këmbënguljeje në të jashtëzakonshmen që është jeta e Gabos! I sigurt për efektet, stilin e tij, ai mbetet padyshim një nga shkrimtarët më të vlerësuar dhe më të dashur të të gjitha kohërave.

Nëse gazetari, romancieri dhe nobelisti Marquez është vendosur si shkrimtari kombëtar i Kolumbisë, kjo ndodh sepse “Gabo”, siç thirret me dashuri, dinte të tregonte tmerret e kohës së tij sipas mënyrës së vet. Bartës i shkollës së “realizmit magjik|, duke përzier vërtetësinë historike dhe misticizmin ëndërrimtar.

Të kujtosh është e lehtë për ata që kanë kujtesë, por harresa është e vështirë për ata që kanë zemër.