Poetët francezë

Midis 878 dhe 882, tradita e gjatë dhe prekëse e letërsisë franceze lindi nga tingëllima e famshme e Shën Eulalias. Një kompozim prej 29 vargjesh, me qendër martirizimin e shenjtores së Meridës, që i hap derën një prodhimi letrar të pasur dhe shumë të larmishëm. Një thesar veprash dhe shkrimtarësh, një mori talentesh gati për të poetizuar e treguar, shkruar e evokuar fatet e trazuara të njeriut mbi faqen e dheut. Nga teatri te romani, nga filozofia te poezia, gjenia franceze ka lënë gjurmët e pashlyeshme, shekull pas shekulli, autor pas autori. Shenja e një frymëzimi që ka mundur të kapërcejë kufijtë kombëtarë, duke u bërë, padiskutim dhe absolutisht, një pasuri e mbarë njerëzimit. Megjithatë, nëse mendojmë për letërsinë përtej alpeve, mendja na shkon drejt e te poetët e saj. Thuajse pashmangshmërisht “poetët e mallkuar” janë të parët që na vijnë në mendje, por para dhe pas tyre, pa dyshim, ka emra po aq të shndritshëm.

Le të zbulojmë disa poetë francezë, që çdo lexues i poezisë duhet t’i njohë absolutisht ose më mirë t’i fus ndër të preferuarit e zemrës.

Pier dë Ronsard (Pierre de Ronsard) (1524-1585)
Është absolutisht një nga poetët e mëdhenj të letërsisë franceze. Reputacioni i tij lidhet pazgjidhshmërisht me vepra si “Himnet” dhe “Ligjërata mbi mjerimit e kohës”, por poezitë e dashurisë, të vlerësuara shumë edhe sot, zbulojnë gjithashtu një talent të rrallë dhe të hollë. Para së gjithash, koleksioni i famshëm dhe i lartësuar “Dashuritë’ , i cili u shfaq në 1552.

Viktor Hygo (Victor Hugo) (1802-1885)
Një tjetër emër i shquar i letrave transalpine. I mirënjohur si shkrimtar (“Të mjerët”, “Katedralja e Parisit” ), Viktor Hygo ishte gjithashtu një poet i talentuar. Ende në moshë të re filloi të kompozonte vargje, duke botuar oda dhe poezi të ndryshme, kur ishte vetëm njëzet vjeç. Në poezitë e tij rinore tashmë ishin të pranishme të gjitha temat themelore të veprës së tij, si ngjarjet aktuale, historia dhe feja.

Sharl Bodëler (Charles Baudelaire) (1821-1867)
Një nga baballarët e simbolizmit. “Lulet e së keqes”, vepra më e famshme dhe më e dashur, është një moment historik në letërsinë botërore, që ka ndikuar breza të tërë poetësh dhe shkrimtarësh. Jeta e shkurtër (poeti vdiq në moshën 46-vjeçare) u karakterizua nga sëmundje, përdorimi i drogës dhe alkooli. “Albatrosi” i përfshirë në “Lulet e së keqes” është ndër poezitë më të përfshira në antologjitë në historinë e letërsisë.

Pol Verlen (Paul Verlaine) (1844-1896)
“Festa galante” dhe “Kënga e mirë” janë veprat e tij më të njohura. Ishte ai që shpiku termin poet i mallkuar. Romanca me Artur Rëmbonë, e cila kulmoi me plagosjen e poetit të ri me “Një stinë në ferr”, mbetet ndër më të famshmet në të gjithë historinë letrare.

Artur Rëmbo (Arthur Rimbaud) (1854-1891)
Fëmija plëngprishës i letrave franceze shkroi kryeveprat “Varka e dehur” dhe “Një stinë në ferr”, kur ishte vetëm adoleshent. Së bashku me Bodëlerin, Malarmenë dhe Verlenin, ai është një nga emrat e mëdhenj të poezisë simboliste franceze. Megjithatë, pjesa e dytë e jetës së tij, e kaluar në Afrikë, u shënua nga një largim total nga poezia. Ai do të vdesë në Marsejë në moshën 37-vjeçare, pasi pëson amputimin e një këmbe.

Zhak Preveri (Jacques Prévert) (1900-1977)
“Djemtë që duhen”, “Barbara”, “Për ty dashuria ime”, janë disa nga poezitë më të famshme të Zhak Preverit. Dashuria për Preverin ka pasur gjithmonë një fuqi shpëtuese. Një ndjenjë e vështirë dhe e dhimbshme, por gjithmonë e kërkuar dhe e thirrur. Vetë simboli i ekzistencës. Përmbledhja më e suksesshme poetike ishte “Fjalët”, botuar në vitin 1946. Dhe ai është autori i përsosur për të përfunduar përzgjedhjen tonë të poetëve francezë.