Albert Kamy, babai i ekzistencializmit modern

Albert Kamy ishte njeriu, për të cilin nuk mjaftojnë kurrë etiketimet e filozofit dhe shkrimtarit. Ndoshta shëndeti i dobët, përshtypjet dhe mendimet e tij nuk do ta kishin bërë të jetonte gjatë, por është e sigurt se nëse ekzistenca ka shijen e absurdit, jo më pak të shijshme, pra jo më pak absurde, ishte vdekja e tij. Kamy thoshte shpesh, se mënyra më qesharake për të vdekur do të ishte, duke pasur parasysh përvojat, në një aksident me makinë.

Fati, duke u tallur, i rezervoi pikërisht këtë fat më 4 janar 1960 në Villeblevin. Ai ishte veçse 47-vjeç. Një biletë treni e papërdorur iu gjet në xhep, ndoshta ndryshim mendjeje në momentin e fundit. Në makinën e botuesit, i cili gjithashtu vdiq menjëherë, një dorëshkrim prej njëqind e pesëdhjetë e katër faqesh. Prej tyre vajza e tij, Katerina, rindërtoi romanin “Njeriu i parë”, i botuar padyshim pas vdekjes. Një lloj testamenti shpirtëror. Protagonisti, në fakt, rrëfen emocionet dhe përshtypjet e jetës, duke zhvilluar dëshirën për të gjetur kujtimin e babait të vdekur, i cili ishte riatdhesuar në Francë disa vite më parë.

Kamy nuk ishte një pesimist kozmik. Pikërisht kjo divergjencë nga mendimi i Sartrit bashkëkohor, babait tjetër të ekzistencializmit perëndimor, do ta largojë atë prej tij. Ai ishte më i zhgënjyer nga jeta, mbi të gjitha nga njeriu dhe nga ideologjitë që ai shpiku gradualisht dhe zëvendësoi njërën me tjetrën.

Për këtë ai do t’u qaset së pari lëvizjeve antifashiste, pastaj Partisë Komuniste, por më shumë për indinjatën pas Luftës Civile Spanjolle (nëna ishte me origjinë nga Menorca), sesa për aderimin e vërtetë ndaj marksizmit; kështu, përfundoi duke e braktisur edhe atë dhe duke u ndjerë më i qetë me elementët e anarkisë, të cilat në kohët e fundit e kanë bërë të hyjë në panteonin e së djathtës liridashëse.

Megjithatë, në të njëjtën kohë, ai luftoi në mënyrë aktive kundër nazistëve, duke marrë pjesë në Rezistencën në celulën guerile të Luftimit; më vonë ai do t’i hapë rrugën UNESCO-s me hyrjen e Spanjës frankoiste në OKB dhe do të kritikojë metodat brutale të sovjetikëve pas shtypjes së një revolte në Berlinin Lindor.

Kush e di, ndoshta një rast, ndonëse kalimtar, lumturie, Kamy e përjetoi në vitin 1957, kur iu dha çmimi “Nobel” për letërsinë. Në atë kohë, kishte shkruar vetëm tre romane. “Murtaja”, “I huaji” i vendosur në Algjeri dhe i konsideruar nga kritikët (por jo nga ai) si manifestimi ekzistencializmit dhe indiferentizmit ndaj lëvizjeve të shpirtit njerëzor; në vitin 1956 “Rënia”, një monolog i gjatë nga një avokat i suksesshëm parizian, i cili kupton se jeton në shoqëri duke mbajtur një maskë virtyti, që në realitet fsheh vetëm egocentrizmin dhe ndjenjën e epërsisë ndaj fqinjit të tij.