Italo Kalvino

Do të doja të ndryshoja rrjedhën e kohës
Ky është qëllimi im, kur them se do të doja të riktheja pas rrjedhën e kohës: do të doja të zhdukja pasojat e ngjarjeve të caktuara dhe t’i rivendosja në gjendjen fillestare. Por çdo moment i jetës sime sjell me vete një tog faktesh të reja dhe secili prej këtyre fakteve mbart me vete pasojat e tij, kështu që sa më shumë të përpiqem të kthehem në momentin zero, nga i cili kam filluar, aq më shumë largohem prej tij.

Megjithëse të gjitha veprimet e mia synojnë të zhdukin pasojat e akteve të mëparshme dhe gjithashtu të arrijnë të marrin rezultate të dukshme në këtë fashitje, gjithsesi duhet të marr parasysh se çdo lëvizje ime për të fshirë ngjarjet e mëparshme shkakton një rrebesh ngjarjesh të reja, që e komplikojnë situatën më keq se më parë dhe se do të më duhet të përpiqem t’i zhduk ato me radhë.
Nëse letërsia moderne italiane do të përkthehej në një emër të vetëm, ky mund të ishte vetëm Italo Kalvino, ndoshta shkrimtari par excellence i Italisë së pas Luftës së Dytë Botërore. Me shikim largpamës ndaj botës, angazhimin e tij qytetar dhe kuriozitetin ndaj rrymave të reja letrare, në karrierën e shkurtër (kur vdiq ishte vetëm 61-vjeç ) Kalvino e ndryshoi tri herë stilin e të shkruarit, duke na rikthyer romane, që, me sy mbyllur, vështirë se do të mund t’ia atribuonim të njëjtës penë. Neorealist, më pas fantastik, mandej një ndërthurje, autori vazhdon t’i magjepsë të gjithë me një prozë të lehtë dhe të thellë njëkohësisht, aq sa edhe veprat bashkëkohore të sektorëve të tjerë artistikë i detyrohen shumë këtij frymëzimi. Një jetë kaq intensive dhe e karakterizuar nga udhëtimet dhe aktivizimi mund ta bënte personalitetin e Kalvinos veçse të evoluonte gjithnjë e më shumë mënyra gjatë karrierës së tij artistike. Kalvino frekuentoi lloje të ndryshme romanesh dhe tregimesh, duke futur brenda rrugës së tij krijuese referenca pak a shumë të hapura ndërtekstuale, të larmishme dhe të paparashikueshme.