Getsbi i madh

“Getsbi i madh” – arritja supreme e karrierës së Fitzxheraldit. Një roman i shkruar rrjedhshëm, që e nxit kërshërinë e lexuesit të zbulojë se çfarë fshihet pas maskës së madhështisë së njeriut misterioz. Fitzxherald na ekspozon ëndrrën amerikane, në një nga romanet më të bukur të shekullit të 20-të. Kush është vërtet Getsbi simpatik dhe legjendar, mishërim i fuqisë dhe suksesit, festat e të cilit tërheqin tërë shoqërinë lokale? Një spiun? Një zotëri anglez? Një hero i luftës? Një mitoman?…

Fitzxherald duhet të jetë i lumtur, kur, edhe pas dekadash nga vdekja, mësimi më i rëndësishëm që u është lënë shkrimtarëve që vazhdojnë të rriten duke lexuar veprën e tij sillet rreth gurthemelit të seriozitetit. Shkrimtar i prozës poetike, Fitzxherald kërkoi vetëm perlën që fshihet pas dukjeve, për ta prezantuar atë duke krijuar rezultatet, se “qëllimi i një vepre është të nxisë në mendjen e lexuesit efekte të ngadalta, por të përhershme”.

“Getsbi i madh” është një roman bashkëkohor, që përfaqëson të ashtuquajturën “Epoka e xhazit” ose “të njëzetat e zhurmshme”, kohët e bumit ekonomik në Amerikë dhe veçanërisht në Nju Jork, ku zhvillohet historia.

Një hero i dyshimtë, baron dhe mafioz: historia e Getsbit është një nga mitet e Hollivudit. Xhej Getsbi, një romantik i vonuar, që përpiqet të ringjallë marrëdhënien me Deizi Bukanan, gruan me të cilën ai humbi kontaktet para se të shkonte në luftë. Meqenëse tashmë ajo është e martuar me një milioner, ai organizon pritje madhështore në rezidencën e tij jashtë Nju Jorkut, duke shpresuar se një ditë ajo më në fund do të merrte pjesë. Megjithatë, pas një sërë ngjarjesh, Getsbi shkatërrohet nga ëndrra, por edhe nga indiferenca e të tjerëve.
Historia tregohet përmes mendimit të shpenguar të drejtpërdrejtë (personi i parë) në retrospektivë të njërit prej personazheve (Nik Karrouej), kështu që ngjarjet filtrohen përmes përfaqësimit të tij, sikur ai të jetë autori i librit. Fitzxherald mund të identifikohet në rolin e jashtëm të narratorit. Kryesisht në aftësinë për të qëndruar i ndryshëm nga një mjedis, me të cilin mund të joshesh, por edhe të korruptohej. “Sa herë që keni dëshirë të kritikoni dikë, – më tha ai, – vetëm kujtoni se të gjithë njerëzit në këtë botë nuk kanë pasur avantazhet që keni pasur ju. […] Si pasojë, unë jam i prirur të rezervoj të gjitha gjykimet”.
Fitzxherald do t’i thoshte Hemingueit: “Njerëzit e pasur janë të ndryshëm nga ti dhe unë”. Për kë e ka fjalën konkretisht? Për ata që kanë lindur të pasur. “E gjithë jeta është një proces rrënimi”, – shkruan Fitzxherald. Në fund të fundit, synimi i shkrimtarit të vërtetë nuk është tjetër veçse pavdekësia që ai shpreson të sigurojë përmes shkrimeve të tij. Një iluzion, ndoshta, por që është i pamundur të shuhet, sepse ne njerëzit “vazhdojmë t’i vozisim varkat kundër rrymës, të shtyra pa pushim në të kaluarën”.