Shkruaj emrin tënd, Liri!

“Na duhen vetëm disa fjalë për të shprehur thelbësoren; na duhen të gjitha fjalët për ta bërë atë reale” (Pol Elyar).

Si tek çdo mjeshtër i madh i penës, sekreti i poezive të tij qëndron në ndershmërinë emocionale dhe intelektuale me të cilën janë shkruar. Vargjet kanë një origjinalitet të padukshëm, por të thellë. Për më tepër, jeta e tij u shënua me episode kontradiktore dhe të vështira, të cilat ai i shmangu me krijimtari dhe inteligjencë. Madje, edhe vetë jeta e tij ka qenë në njëfarë mënyre – një poezi.

Elyari ishte nga ata poetë që nuk kishte nevojë për ambient të qetë, për të ildisur vargjet. Në zemër të llogoreve, ai krijoi dy veprat e tij të famshme: “Detyra dhe shqetësimi” dhe “E qeshura e tjetrit”. Pas një sulmi të rëndë me gaz, në fund të vitit 1917, që i shkaktoi edhe gangrenë në bronke, ai u largua nga betejat dhe u shtrua përsëri në një spital në Paris.

Elyar e kishte bërë të vetën kërkesën e pakompormistë të Lautremontit: “Poezia duhet të bëhet nga të gjithë. Jo nga një”, e cila në gojën e tij do përkthehej: “poezia duhet të ketë si qëllim të vërtetën praktike”. Nga poezitë e para, në 1913, deri në përmbledhjen e fundit në pragvdekje, Pol Elyari nuk reshti së shkruari për dashurinë. Dashuri e çmendur për mikeshat Gala dhe Nusch, për lirinë, për njerëzimin. Ai ishte një poet humanist, me vargjet e tij luftoi kundër padrejtësive, urrejtjes, tmerrit të luftës. Ai i thuri lavde dashurisë, lirisë dhe vëllazërisë./Botimet NAZARKO

Vargjet e tij “J’écris ton nom Liberté” (Shkruaj emrin tënd, Liri), gjenden në hollin e madh të pallatit të Këshillit të Evropës, në Strasburg:

Në fletoret e shkollës

Mbi bango dhe pemët

Mbi rërë dhe dëborë

Shkruaj emrin tënd Liri!