Ati i realizmit socialist

Penës së Maksim Gorkit i detyrohemi romanet, që, në kapërcyellin e shekujve XIX dhe XX, i dhanë jetë dhe substancë realizmit socialist. Falë tij, të shtypurit, të varfrit, të shpronësuarit më në fund u bënë protagonistë, duke pretenduar për vetë vëmendjen e botës, syrin dhe zemrën e një publiku, deri tani shumë të largët dhe të harruar.

“Nëna”, botuar për herë të parë në vitin 1906, mbi të gjitha është historia e një emancipimi të vërtetë. Ndryshe mund ta quajmë edhe personale dhe sociale. Protagonistja e romanit të Gorkit është e veja, Pelageja Nilvona Vllasova, e cila pas vdekjes së të shoqit, një alkoolist i varfër pa zanat apo të ardhura, e gjen arsyen e shpengimit në besimin politik të djalit të saj, një punëtor i ri socialist. Ditë pas dite, shohim një ndërgjegjësim të ri dhe shkatërrues që rritet tek ajo. Ndërgjegjësim, që do ta bëjë atë të bëhet gradualisht aktiviste të lëvizjes, të bëhet në kohë nevoje nëna e të gjithë shoqëruesve të djalit të saj dhe, më në fund, të japë jetën që në trazirat e para, pararojë të revolucionit që pas pak vitesh do ta kishte magjepsur Rusia dhe dinastia shekullore Romanov.

“Historia e një njeriu të padobishëm”, romani i shkruar nga Maksim Gorki në vitin 1908, por i botuar vetëm në vitin 1913, sillet rreth veprimtarisë së spiunazhit në Rusinë cariste. Spiuni i parë që shfaqet në vepër është një librashitës i moshuar, që u shet fshehurazi pamflete propagandistike socialistëve dhe, më pas, i raporton në polici. Kur ai vdes, policia detyron djalin e tij të vogël të bëjë të njëjtën gjë. Edhe pse djali simpatizon revolucionarët, Klimkovi i ri dhe i dobët vazhdon lojën e dyfishtë, derisa, duke u përpjekur të hakmerret në sytë e shokëve të tij, tenton të vrasë shefin e policisë. Fatkeqësisht, ky gjest ekstrem sjell pasoja të trishtueshme. Në fakt, Klimkovit do t’i duhet vetëm t’i jap fund vetes.

“Armiqtë”, drama teatrale e vitit 1906, konsiderohet një nga shembujt e parë të atij realizmi socialist, babai i padiskutueshëm i të cilit ishte Gorki. I vendosur në një fabrikë në Rusinë pararevolucionare,  armiqtë  shohin përplasjen e vizioneve kundërshtare. Dëshira legjitime për shpengimin e klasave proletare, progresivizmi i disave dhe verbëria reaksionare e të tjerëve. Vepra, e mbajmë mend kalimthi, u vu në skenë në Moskë, në vitin 1935./Botimet NAZARKO