“Farkëtari më i mirë”

I riu Ezra, i cili pa botimin e limerikut të parë në moshën njëmbëdhjetë vjeç, zhvilloi sakaq një pasion të jashtëzakonshëm për poezinë, që e shtyu ta studionte dhe të pohonte se ai vetë, në moshën tridhjetë vjeçare, “do ta njihte poezinë më shumë se çdo krijesë tjetër njerëzore”. Vijimi i
studimeve qe koherent me deklaratën e autorit, deri në fokusimin e formimit universitar për letërsi dhe gjuhët romane, të cilat më vonë u bënë një komponent thelbësor i artit të tij poetik.

Londër. U bë pikë referimi për komunitetin e intelektualëve të rinj me shpresa të mëdha. Personalisht ai korrigjoi draftet e veprave të TS Eliot. Ky i fundit do t’i bëjë homazhe në veprën e tij “Toka e shkretuar”  duke e quajtur “farkëtari më i mirë”. Referenca është te fjalët me të cilat Dante, nga ana e tij lavdëron poetin provansal Arnaut Daniel në kantonin XXVI të Purgatorit. Heminguej konsultohej shpesh me të dhe e konsideronte si mik, po edhe një mentor të vërtetë. Tjetër kontribut i madh i tij për letërsinë evropiane ishte studimi thuajse pionier i poezisë orientale, veçanërisht kineze dhe japoneze. Është gjithashtu falë përkthimeve të tij, që më në fund ka qenë i arritshëm për lexuesit perëndimorë. Stili thelbësor përshkrues i poezisë së Lindjes së Largët dhe veçanërisht ai i haikut japonez ndihmuan në formimin e një prej tipareve thelbësore të imagjinatës. Ideja ishte t’i paraqiste lexuesit realitetin “siç është”, pa u futur në retorikën e përshkrimeve të tepërta dhe duke eliminuar simbolikën e mbiemrave të panevojshëm.

Ndër veprat më të rëndësishme të korpusit të dukshëm të shkrimeve të lëna nga Ezra Pound, vlen të përmendet poema “Hugh Selwyn Mauberley”, përfaqësuese e stilit dhe poetikës së autorit; përmbledhja e poezive kineze “Catai”, përkthyer nga Ezra Pound me ndihmën e shënimeve të studiuesit Ernest Fenollosa dhe koleksioni voluminoz, heterogjen dhe kompleks i “Kantove” të shkruara, siç kishte propozuar së pari vetë poeti, për një periudhë shumë të gjatë kohore (në fakt mbeti e papërfunduar) dhe e karakterizuar nga referenca të shumta për vepra, kultura dhe epoka të ndryshme, por edhe si pikë reference për politikën dhe ekonominë./Botimet NAZARKO