Gjithë jeta… poezisë

Vargjet e para na shfaqin një poet, që vuan nga banaliteti i jetës së përditshme dhe që aspiron një parajsë ku gjithçka të ishte Bukuri. Në agimin e modernizmit, në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, veprimtaria e artistëve avangardë shpesh u ngjason ekspeditave rivale në rajone të
paeksploruara polare. Synimi ishte zbulimi i sferave të reja të shprehjes: fjalë e pashprehur, imazh i papikturuar, tingull i padëgjuar.

Ndikimi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm. Pol Klodel dhe Pol Valeri lëvizën në hijen e tij; kështu në shkallë të ndryshme bënë edhe Eliot, Paund, Xhojs dhe veçanërisht Uallas Stivens, të cilët, organizuan përplasje të ngjashme të abstraksionit madhështor dhe realitetit të zakonshëm.

***

Malarme na intereson për shkak të vendit që zë trillimi në jetën tonë.

Një ditë, kur një inspektor pyeste poetin në për një gazetë, se çfarë mendonte për shpërthimin në Dhomën e Deputetëve, poeti iu përgjigj: “Unë nuk di ndonjë bombë tjetër, përveç librit”. Në pamje të parë, përgjigja duket e shkurtër, por, për më tepër, nëse e lidhim me aktin e të shkruarit, që nuk mund të mjaftohet me një paraqitje të thjeshtë të asaj që ka ndodhur ose mund të ndodhë. Trillimi nuk është rrëfim. Dhe as poema. Poezia, për Malarmenë ishte një detyrë shpirtërore. Është një trillim shkatërrues, është një dramë e aftë të zgjojë Rastësinë, në çdo rast ta prodhojë atë, pa e dashur, apo parashikuar domosdoshmërisht poeti, gjatë jetës së tij.