Shaka të pista dhe perla mençurie

Çarls Bukovski është një nga shkrimtarët më origjinalë të shekullit të 20-të, një prej atyre për të cilët mund të thuhet me plot gojën se të shkruarit dhe arti përkojnë ose janë plotësisht në përputhje me jetën. Dimë në fakt se rrugëtimi i jetës ishte njëlloj si të shkruarit e tij: i vrazhdë, këmbëngulës dhe abuzues, gjithmonë jetonte në kufirin midis përhumbjes etilike, burgosjes dhe njohjes letrare. Koincidenca e jetës dhe e shkrimit, në rastin e tij është
përçarës: midis një fjalie të pistë dhe tjetrës lexuesi has perla urtësie të një filozofi ekzistencialist, por edhe një aftësi e madhe për të reflektuar mbi marrëdhëniet njerëzore dhe kuptimin e letërsisë.

Ashtu si të shkruarit e tij imagjinar, letrat e Bukovskit janë autentike dhe të guximshme; në to stili i shkujdesur dhe vulgar, si në tregimet e tij, nuk është kurrë qëllim në vetvete, por gjithmonë funksional për përmbajtjen që duhet përcjellë. Pa lënë mënjanë atë të përmbajtjeve: jeta, marrëdhëniet njerëzore, arti, shoqëria, politika etj., megjithëse ishte i përkushtuar për frekuentimin e lagjeve të varfra, tavernat dhe pistat e garave, Bukovski kishte diçka për të thënë dhe ajo çfarë ai thotë shpesh është ndriçuese dhe argëtuese, si për ata që merren me shkrime, ashtu edhe për ata, që, si një lexues i thjeshtë, reflektojnë mbi realitetin që e rrethon./Botimet NAZARKO