I admiruar për fuqinë e tij trilluese, humorin dhe artin e satirës, Çarls Dikens zotëron një zhanër, i cili është ndoshta më pak i njohur, zhanri i tregimeve për fantazma. Këto tregime të frikshme, pa dyshim ia kemi borxh “Miss Mercy”, “dados” së shkrimtarit anglez. Në mbrëmje, Miss Mercy i tregonte djaloshit Çarls histori me fantazma dhe parandjenja të frikshme, që më shumë e tmerronin se e magjepsnin. Gjë e cila me siguri i dha shkrimtarit viktorian një preferencë për të mbinatyrshmen, një preferencë që hera-herës shndërrohej në obsesion. Vetë Dikensi shprehet, se, nëse nuk do ishte penguar nga domethënia e përbashkët, me siguri do të binte në “çmenduirtë e spiritualizmit”. Përfundimisht, ai do ta shndërrojë këtë pasion në burim frymëzim për shumë nga tregimet e tij të shkurtra. “Sinjalizuesi”, që u shfaq në 1866, ilustron në mënyrë të përsosur këtë stil në kryqëzimin e fantastikes dhe realizmit. Në këtë novelë, narratori, duke shëtitur, dallon një sinjalizues hekurudhor në një tunel.
Novela, romane, pjesë teatri, triller ose romane realiste, Çarls Dikens njihet për cilësinë e personazheve dhe prozën e tij piktoreske. Ai vdiq, i pasur dhe i famshëm, në moshën 58-vjeç. Personazhet e tij karakteristike dhe të paharruara e bënë atë një shkrimtar shumë të njohur dhe një figurë qendrore në letërsinë e shekullit XIX./Botimet NAZARKO