Një kryevepër. Por… izolim e varfëri!

Famën mbarëbotërore, Boris Pesternak ia detyron kryeveprës “Doktor Zhivago”, një roman unik, qŐ shpalos pamjen më të fuqishme të trazirave dhe dhunës ruse, në dekadat e para të shekullit të 20-të.

Pasternak lindi në Moskë, në një familje intelektualësh hebrenj: babai ishte piktor shumë i vlerësuar, mik i Tolstoit, kurse nëna një pianiste e famshme. Pasi studioi në Konservator për kompozicion, Pasternak u diplomua për filozofi në Universitetin e Moskës. Debutoi në vitin
1914, me një përmbledhje poezish, që e bëri të njohur për publikun sovjetik dhe iu bashkua revolucionit rus, nga i cili u distancua me botimin e romanit. Romani tregon historinë e doktor Juri Andrejeviç Zhivago, një mjek i pasionuar pas shkrimit, dhe e gruas së tij të ardhshme, Tonja Gromeko, në sfondin e revoltës së 1905-ës. Një himn i vërtetë për jetën, për bukurinë e papërsosmërive, për mossukseset, për emocionin që e bën zërin të dridhet dhe që megjithatë nuk e pengon njeriun të shprehet dhe të dëshirojë të komunikojë, të përpiqet, qoftë edhe në një mënyrë të sikletshme, një kontakt me tjetrin. Siç shkroi vite më vonë edhe mjeshtri Beket, nuk është e mundur të arrish asnjë rezultat në jetë, nëse nuk mësoni fillimisht të dështoni dhe ta bëni dështimin tuaj një forcë, një motor që na shtyn të përmirësohemi. Bukuria e asaj që mund të arrijmë, nuk mund të mos kalojë përmes dështimeve dhe vëzhgimit të gabimeve të tjetrit. Bukuria nuk ekziston, por ajo fitohet me përpjekje dhe përkushtim, nëpërmjet përulësisë së njohjes së gjendjes si të përsosur, asnjëherë të përsosur.

“Bënin para dhe gjithë duke ecur këndonin kujtimin e përjetshëm dhe, në çdo pauzë, dukej sikur atë këngë e pasonin rrapëllima, kuajt, fryrjet e erës. Kalimtarët bënin mënjanë për kortezhin, numëronin kurorat, tregonin me gisht. Kureshtarët, duke u përzier me kortezhin pyesnin: “Kush ka vdekur?” Përgjigja ishte: “Zhivago”. “Ah! kuptohej sakaq”. “Por jo ai. Gruaja”. “E njëjta gjë është. Zoti e bekoftë! Funeral i madh”. (Doktor Zhivago)./Botimet NAZARKO