Proza kryesore polemike e Miltonit u shkrua në vitet 1640 dhe 1650, gjatë konflikteve midis Kishës së Anglisë dhe grupeve të ndryshme reformiste si Puritanët, apo midis monarkut dhe Parlamentit. Pamflete të projektuara kundër peshkopit apo kundër prelatit, pamflete antimonarkiste ose politike, këto vepra mbrojnë lirinë e ndërgjegjes dhe një nivel të lartë të lirisë civile për njerëzimin kundër formave të ndryshme të tiranisë dhe shtypjes, si kishtare, ashtu edhe qeveritare. Në përputhje me këndvështrimin e tij çlirimtar, Milton shkroi “Areopagitica” (1644), e cituar rëndom si një nga argumentet më bindëse për lirinë e shtypit.
Milton e përdori poezinë për të adresuar çështje të fesë dhe politikës, por edhe shqetësimet kryesore të prozës së tij. Duke e vendosur veten në një varg poetësh, arti i të cilit ishte një dalje për zërin e tyre publik dhe duke përdorur, si ata, poezinë baritore për të paraqitur një këndvështrim mbi politikën. Reputacioni i Miltonit si një nga poetët më të mirë anglezë u përhap menjëherë pas vdekjes së tij në 1674. Jo rrallëherë pikëpamja e Miltonit si poet pasqyronte paragjykimet e komentuesve, simodos sa i përket “Parajsa e humbur”. Po ashtu, në qendër të vëmendjes në shekullin XVIII ishin madhështia dhe lartësia e poemës. Deri në shekullin XIX pikëpamja kritike u zhvendos në tiparet teknike dhe stilistike të vargut, por admiruesit romantikë të figurës së Satanit në “Parajsa e Humbur” përfshirë Uilljam Blejk dhe Persi Bissh Shelli, në mënyrë implicite sulmuan idetë tradicionale teologjike dhe filozofike në vepër. Gjatë shekujve XIX dhe XX, reputacioni i Miltonit si poet bëhet mjaft i ndërlikuar.
Kryevepra “Parajsa e humbur” është një nga kryeveprat e letërsisë botërore, një libër në kërkim të arsyes së jetës dhe kuptimit të asaj çka përjetojmë në jetën tonë tokësore, thuajse krejtësisht e parëndësishme në krahasim me përjetësinë. Vepra trajton temën e besimit, duke i dhënë një perspektivë të re rendit biblik dhe duke treguar historinë nga këndvështrimi i Satanait. Në këtë vepër Satanai është viktima e historisë, i dënuar padrejtësisht nga një zot tiran, që nuk lejon kundërshtime të asnjë lloji./Botimet NAZARKO